Panairi i Punës në Athinë, Gonxhja: Mundësi për punësim dhe karrierë në Shqipëri

Gjatë panairit do të organizohen takime me sipërmarrje dhe agjenci shqiptare, panele diskutimi, networking dhe informacion nga tregu shqiptar i punës.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndodhet në Athinë, ku pritet të marrë pjesë në Panairin e Parë të Punës me moton “Puno & Jeto aty ku ke zemrën”, ndërsa do të jetë një prej panelistëve që do të flasin në këtë aktivitet për nivelin e pagave dhe sektorët që po njohin më shumë zhvillim në ekonominë e vendit tonë.

Ministri i MEKI-t ka ndarë disa pamje nga ky aktivitet që po zhvillohet në Athinë, duke u shprehur se “Panairi Shqiptar i Punës “Puno & Jeto aty ku ke zemrën” sjell mundësi konkrete për punësim dhe karrierë, në Shqipëri”.

“Një hapësirë ku talenti takohet me mundësitë dhe ku shqiptarët bashkohen për të ndërtuar të ardhmen e tyre, aty ku zemra rreh më fort”, thotë Gonxhja në postimin në rrjetet sociale, ndërsa u ka bërë sërish ftesë bashkëatdhetarëve shqiptarë në Greqi që t’i bashkohen këtij aktiviteti në Technopolis City (Gazi), pranë stacionit të metrosë Keramikos.

Gjatë panairit do të organizohen takime me sipërmarrje dhe agjenci shqiptare, panele diskutimi, networking dhe informacion nga tregu shqiptar i punës.

Lexo më shumë nga

Rama nga Berlini: Shqipëria e zgjedhura e nderit nē “ITB Berlin”, panairi më i madh në botë

Kryeministri Edi Rama njoftoi se ndodhet në Berlin të Gjermanisë, për të marrë pjesë në çeljen e Panairit të Turizmit,…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama nga Berlini: Shqipëria e zgjedhura e nderit nē “ITB Berlin”, panairi më i madh në botë

Kryeministri Edi Rama njoftoi se ndodhet në Berlin të Gjermanisë, për të marrë pjesë në çeljen e Panairit të Turizmit,…