Balluku: Aeroporti i Vlorës hap dyert për profesionistët e aviacionit, 100 vende të lira pune

Fluturimet e para projektohen të bëhen në verën e vitit 2025. Punimet për aeroportin e Vlorës nisën në fund të vitit 2021.


Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po kryhen përgatitjet e fundit për nisjen e punës dhe për këtë arsye është në kërkim të stafit që pritet të punësohet në 100 pozicione të ndryshme të aviacionit në këtë aeroport.

Zëvendëskryeministrja e njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë me dije sot, se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës ka hapur tashmë dyert për profesionistët e aviacionit.

“Nisin punësimet për t’i dhënë jetë aeroportit më të ri në Evropë. Vizitoni faqen e VIA dhe aplikoni për t’u bërë pjesë e historisë së aviacionit shqiptar”, shprehet Balluku në një postim në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit, tashmë janë hapur aplikimet për aeroportin më të ri në vend dhe bëhet fjalë për 100 vende të lira pune në pozicione të ndryshme.

Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës kanë ecur paralelisht për përfundimin e pistës, ngritjen e terminalit, kullës së vrojtimit dhe të gjithë infrastrukturës tjetër aeroportuale.

Fluturimet e para projektohen të bëhen në verën e vitit 2025. Punimet për aeroportin e Vlorës nisën në fund të vitit 2021.

Me një sipërfaqe prej 309 hektarë, pistë 3,2 km dhe me një investim prej 104 milionë eurosh, porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës dhe veçanërisht turizmit në vend.

Aeroporti ka një pistë të dizenjuar për avionë 4E, që janë avionë me trup të gjerë, airbus 330-340, apo Boeing 777 që janë të përshtatshëm për t’u akomoduar në këtë aeroport.

Një nga rrugët lidhëse paralele me pistën është me të njëjtën gjatësi si ajo 3,2 km dhe do të garantojë kapacitet më të lartë të lëvizjes së avionëve në zonën e manovrimit.

Aeroporti i tretë në vend, i vendosur vetëm 10 km në veri të qytetit të Vlorës, do t’u japë njerëzve akses në të gjithë bregdetin jugor dhe Rivierën shqiptare. Ky aeroport do të jetë një mundësi më shumë për turistët e huaj, për të aksesuar bregdetin e mrekullueshëm të jugut, por edhe një urë lidhëse e re e Shqipërisë me vendet e tjera.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria, prezantimi më dinjitoz në këto 25 vite në Berlin

Stenda e Shqipërisë është e jashtëzakonshme, është një hapësirë gjigante 800 m2 në qendër të panairit të Berlinit.

Global 360

KE propozon një fond prej 800 miliardë eurosh investimesh për mbrojtjen

Fondi i ri është pjesë e një propozimi të Von der Leyen drejtuar vendeve të BE-së përpara samitit të posaçëm…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria, prezantimi më dinjitoz në këto 25 vite në Berlin

Stenda e Shqipërisë është e jashtëzakonshme, është një hapësirë gjigante 800 m2 në qendër të panairit të Berlinit.