Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takua sot në Izrael me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit, Eli Cohen.
Balluku bëri të ditur se gjatë takimit diskutuan mbi sfidat e rëndësishme me të cilat po përballet sektori, dhe nevojën për një bashkëpunim në rritje mes vendeve.
“E njoha mbi objektivat e qeverisë shqiptare në fushën e energjisë, diversifikimin e burimeve dhe rritjen e kapaciteteve përmes projekteve konkrete”, tha Balluku
Zv/kryeministrja ripërsëriti edhe ftesën drejtuar kompanive izraelite që të bëhen pjesë e garave dhe ankandeve që Shqipëria organizon në sektorë të ndryshëm.
Duke nisur nga data 2 prill, Shqipëria dhe Izraeli do të lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjellta, duke zgjeruar kështu mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve që historia i ka lidhur ngushtë prej kohësh.
Burimi ATSH