KQZ miraton regjistrimin e 3 koalicioneve për zgjedhjet e 11 majit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, miratoi sot regjistrimin e subjekteve zgjedhore si koalicione për zgjedhjet e 11 majit.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, miratoi sot regjistrimin e subjekteve zgjedhore si koalicione për zgjedhjet e 11 majit.

Celibashi vendosi regjistrimin e koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet-Adriatik Lapaj” me 3 parti përbërëse: Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” (SHB); Partia “Nisma Thurje” (Nisma); Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptare” (LDPSH) dhe regjistrimin e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” me 2 parti përbërëse: Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar’(LZHK); “Partia Djathtas 1912” (Djathtas 1912).

Gjithashtu Celibashi vendosi regjistrimin e koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 26 parti përbërëse: “Partia Demokratike” (PD ose PDSH); “Partia e Lirisë” (PL); “Partia Republikane Shqiptare” (PR); “Partia Demokristiane e Shqipërisë” (PDK); “Partia Bashkimit për të Drejtat e Njeriut” (PBDNJ); “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë” (P.A.A); “Partia Kombëtare Konservatore Albania” (PKKA); “Partia Emigracioni Shqiptar” (P.E.SH); Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare” (AAK); Partia “Aleanca Europiane Ekologjike” (AEE); Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar” (PPAK); “Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim” (P.L.D.N); Partia Lëvizja e Legalitetit” (PLL); “Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar” (PBD); “Partia Ora e Shqipërisë” (P.O.SH); Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare” (L.D.K); “Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë” (PKD); Partia “Fryma e Re Demokratike” (FRD); Partia “Bashkimi Liberal Demokrat” (BLD); Partia Balli Kombëtar Shqiptar” (P.B.K); Partia “Balli Kombëtar Demokrat” (PBKD); “Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar” (PBPPSH); “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë” (PEISH); Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare” (P.R.V.SH); Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian” (A.M.I.E); Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet”P.D.I.U).

Tashmë me mbylljen e regjistrimit të koalicioneve, sipas afateve të KQZ, më 12 mars përfundon afati për dorëzimin e listave shumemërore të kandidatëve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Balluku takim me Cohen, ftesë kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takua sot në Izrael me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës…

Global 360

Trump pritet të shpallë nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet me Kievin

Administrata Trump dhe Ukraina planifikojnë të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet që dështoi pas takimit katastrofik të Zyrës Ovale.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balluku takim me Cohen, ftesë kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takua sot në Izrael me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës…