
“La Maison de l’Albanie” – Shtëpia e Shqiptarëve në Paris!
Tashmë ka mbi 12 vjet që « La Maison de l’Albanie » funksionon si një qëndër kulturore në Paris, Francë. Mbi 250 aktivitete të organizura

Nga Zamir Mati
Piktor i Merituar
***
Tashmë ka mbi 12 vjet që «La Maison de l’Albanie» funksionon si një qëndër kulturore në Paris, Francë.
Ishte dëshira e një grupi miqsh që ndër vite qëndrimi, jete dhe pune me familjet e tyre këtu në Francë që të mblidheshin në një qëndër të tyre. Dhe pikërisht ishte ing. Gjergji Themeli që propozonte miqëve të tij krijimin e një shoqate sipas ligjeve të shtetit francez të vitit 1905, e pikërisht që kjo shoqatë të ishte dhe të kishte qëndrën e saj pranë hapsirës të cilën ai dispononte në numrin 26, Denfert Rochereou, Paris 14.
Një nga sheshet e njohur të kryeqytetit francez ku ngihet madhështor Luani i Belforit, simbol i fuqisë së mbrojtjes së Republikës së Francës, vepër e skulptorit Bertoldi, i njëjti autor i Statujës së Lirisë dhuruar nga Franca Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila është bërë simbol i lirisë dhe demokracisë.
Për njëherë dera e kësaj hapsire priti shkrimtarë, artistë, personalitete jo vetëm nga Franca, USA, Kosova, Mali i Zi, Italia, Greqia, Holanda, Belgjika, Spanja, Rumania, Austria por veçanërisht edhe nga Shqipëria.
Është pikërisht shkrimtari Kiço Blushi i cili në takimin e tij të parë këtu në Paris propozoi edhe emrin e shoqatës sonë « La Maison de l’Albanie » në artikullin e bukur që shkroi mbas takimit në shtypin shqiptar.
Është në nderin e « La Maison de l’Albanie » që ka pritur shkimtarin Ismail Kadare, poetin Moikom Zeqon, Blerta dhe Veton Suroi, piktorin e merituar Hasan Nallbani, piktorin Gjergji Marko, prezazantimin e librave të Artistit të Merituar, regjizorit Likard Ljarja, takime me studiusin dhe kritikun e veprës së Ismail Kadaresë, profesor i letërsisë franceze Jean Paul – Champseix, arkitekti dhe artisti Maks Velo, piktorin nga Presheva Eshtref Qahilin, piktorët nga Kosova Myslim e Visar Mulliqi, piktorin Dastid Miluka, piktoret kosovare Lyra Zajmi, Vlora Kosumi, Mjellma Goranci Fizi, piktorin nga Kosova Kamoran Goranci, piktorin Gjergji Kola, qeramistin dhe skulptorin Kujtim Turkeshi, shkrimtarin Ylljet Aliçka, botimin dhe prezantimin e librit me poezi « Plaku Mu » i gazetarit Enver Muça, shkrimtarin dhe aktorin Adrian Cerga, aktoren Yllka Mujo dhe Elia Zaharia, artistin e merituar Timo Floko, këngëtaren e shquar Inva Mula, praktikuesin e meditimit Et’hem Ramadani, piktorin Nandi Veseli, piktorin Arben Selimi, shkrimtarin Nasi Lera, studiuesin dhe ekonomistin Sherif Budo, disa prezantime të shkrimtarit dhe studiuesit Luan Rama, shkrimtaren Albana Shala, poeten Mimoza Ahmeti, shkrimtaren Mimoza Krushli, shkrimtarin Bashkim Shehu, shkrimtarin Dashnor Kakonozi, fotografen Kris Koçiaj, piktoren informatike Besa Mati, etj.
Studiusit e historisë së lashtë të Mesdheut prof Mathieu Aref, studiuesin dhe fizikantin Georges Leka, astrofizikanten Mimoza Hafizi, Koleksionerin e gjetjeve të fjalëve shqipe në shkrimet e lashta ing. Ilir Mati.
Takim me profesorin e historisë së lashtë Dominique Briguel, botimin dhe prezantimin e librit Flota Luftarake Detare 1945-15 gusht-1992, botimin e librit të Omer Kajamit shqipëruar në gjuhën e veriut nga Arben Hysi dhe me 114 grafika të Zamir Matit realizuar për katërshet e famshme të poetit persian, artisten qeramiste Mira Kuçuku, shkrimtarin Adrian Kuçuku, shkrimtarin Luan Topçiu, etj.
Janë në këto 12 vite mbi 250 takime, prezantime, ekspozita, etj.
Për sejcilin nga këto aktivitete « La Maison de l’Albanie» ka realizuar pllakate të veçanta që tashmë përbëjnë një koleksion domethënës e të çmuar ku mund të shohim të shpalosur jetën 12 vjeçare të kësaj qëndre kulturore këtu në Francë.
Është ky aktivitet i gjërë kulturorë që këtë shoqatë drejtuesit e saj e propozuan të jetë pjestare e FICEP-it dhe një nga 53 anëtarët e saj midis qëndrave kulturore « Gëte » të Gjermanisë, «Gioto » e Italisë, « Servantes» e Spanjës, qëndrës kulturore të Hungarisë, Çekisë, Polonisë, etj.
Duke qënë anëtare aktive e FICEP-it « La Maison de l’Albanie » propozoi dhe votoi për anëtarësimin e shoqatës kulturore të Kosovës, e kështu ne jemi së bashku dy shoqata të kombit shqiptarë në këtë organizëm të rëndësishëm kulturorë këtu në Francë.
Një rol në antarësimin e dy vendeve tona Shqipëri dhe Kosovë në FICEP, në këtë organizëm të rëndësishëm të kulturës në Francë që mbështetet nga Ministria e Kulturës Franceze dhe Baskia e Parisit kanë luajtur edhe mbështetja e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Francë.
Duhet theksuar se qëndrën tonë kulturore « La Maison de l’Albanie » e kanë vizituar personalitete të Senatit dhe Parlamentit Francez, por edhe personalitete politike të Shqipërisë e së fundi duhet përmendur edhe vizita e ministrit të kulturës Blendi Gonxhja.
INTERVISTA
-Cili është misioni dhe objektivat kryesore të kësaj qendre?
Zamir MATI: -Qëllimi i Qëndrës Kulturore « La Maison de l’Albanie » është njohja dhe përhapja e kulturës shqiptare në Francë por edhe e kulturës franceze për dashamirësit e kësaj qëndre.
Ajo ka ndihmuar në botimet e një numri librash kulturorë dhe historik.
Gjithashtu ajo ka nxitur dhe përhapur librin e letërsisë shqiptare të përkthyer në gjuhën franceze.
Ajo nëpërmjet anëtarëve aktiv të saj ka ndihmuar për gjuhën shqipe si për përvetësimin e saj ashtu edhe për ndihmën që i jep moshave të vogla dhe të reja në perfeksionimin e gjuhës shqipe dhe raportin e saj me gjuhën franceze.
Një ndihmë të madhe në këtë drejtim kanë dhënë pëkthyesja e talentuar Irena Rambi dhe profesori i universitetit të Parisit Agron Hasku.
-Si funksionon qendra dhe kush mund të bëhet pjesë e saj?
Zamir MATI: Qëndra kulturore « La Maison de l’Albanie » ka të zgjedhur presidentin e saj ing. Gjergji Themeli. Ajo funksionon në bazë të ligjit francez të vitit 1905 si të gjithë shoqatat në Francë edhe kur ajo u bë anëtare e FICEPI-t janë përsëri ligjet e vitit 1905 që janë në bazë të funksionit të saj si Qëndër Kulturore.
« La Maison de l’Albanie » ka një këshill drejtues dhe artistik i cili përbëhet nga presidenti i saj ing. Gjergji Themeli.
Studiusi dhe shkrimtari Luan Rama
Studiuesi fizikanti Gjergji Leka
Pedagogu i gjuhës franceze i universitetit të Parisit Agron Hasku
Piktori i Merituar Zamir Mati
Ky këshill miraton aktivitetet e propozuara sipas kërkesave dhe propozimeve në një kalendar 6 apo 12 mujor. Të gjitha problemet finaciare përballohen nga shoqata dhe donatorët dashamirës të saj.
-Cilat kanë qenë disa nga aktivitetet më të rëndësishme që Maison d’Albanie ka organizuar deri më tani?
Zamir MATI: Janë mbi 250 aktivitete të organizuara.Dëshiroj të veçoj emetimin e serisë me dy pulla nga Posta Franceze ku paraqitet me një gjuhë të thjeshtë grafike figura e Skënderbeut dhe kalaja e Krujës.
Shpërdarja e saj në ditën e parë të emetimit u bë në hapsirën tonë të ekspozitave dhe mijra pulla u shpërndanë për dashamirësit e saj.Gjithashtu pullat me Skënderbeun dhe kalanë e Krujës « La Maison de l’Albanie » i prezantoi edhe në Prishtinë, Kosovë ku interesi ishte i jashtëzakonshëm dhe u pasqyrua në shtypin e saj.
Pullat e Postës Franceze u prezantuan edhe ne takimin e dytë të diasporës shqiptare në Tiranë. Dhe seri gë saj ju dhuruan kryeministrit të Shqipërisë dhe presidentit të Kosovës.
Në Prishtinë « La Maison de l’Albanie » ka prezantuar nëpërmjet një ekspozite në galerinë « Qahili »edhe botimin e librit të shkrimtarit Kiço Blushi « Beni ecën vetë » me 115 vizatime me ngjyra të realizuara nga piktori i merituar Zamir Mati për të tridhjetë kapitujt e librit.
Një projekt i rëndësishëm është edhe vendosja e një elementi zbukurues në kryeqytetin francez për figurën e Skënderbeut. Projekt edhe i realizuar në makete me teknikën e siluetave të prerë me teknikën e lazerit në hekur dhe ku paraqiten një grup kalorësish me heroin tonë kombëtar Skënderbeun në krye. Grup kalorësish i konceptuar në një kompozim dekorativ që realizon idenë historike « Drejt Europës » mbështetur në ngjarjen historike kur princi i epirit si atlet i mbrojtjes europiane kalon Adriatikun drejt italisë aleatëve të tij europianë. Projekt idea është nje punë disa vjeçare e mbështetur dhe zhvilluar nga « La Maison de l’Albanie »
Ndoshta kuriozitetin për njohjen e aktiviteteve të « La Maison de l’Albanie » ju mund ta gjeni të shpalosur në faqet e internetit në FB të « Maison de l’Albanie », «Art në Katrorë » dhe sigurisht në faqen e internetit të FB të anëtarëve të këshillit drejtues si Luan Rama, Zamir Mati dhe dashamirësve të saj Anila Hyka , Fulvia Dollmeni Shtëpani.
-Si mund të informohen qytetarët për eventet dhe nismat e Maison d’Albanie?
Zamir MATI: Është një numër i madh artikujsh të shkruara në mediat shqiptara për aktivitetet e «La Maison de l’Albanie » dhe janë pikërisht faqet e internetit në rrjetet sociale që nëpërmjet pllakateve lajmërojnë për zhvillimin e aktiviteteteve. « La Maison de l’Albanie » është në proçesin e punës të botimit të një serie albumesh ku do të pasqyrohet të gjitha aktivitetet e sajë.
Së fundëmi u hap ekspozita e piktorit Igli Arapi i cili ka mbaruar studimet e larta për pikturë në itali dhe ka një pjesëmarrje prej vitesh në takimet ndërkombëtare të akuarelistëve dhe ku është vlerësuar për punimet e tij dhe për realizimet direkte të akuareleve gjatë demostrimeve midis pjesëmarrësve dhe dashamirësve të kësaj teknike e cila kërkon zotërim të mjeshtërisë.