Metani: Praktikat e mira të vetting-ut t’i shërbejnë konsolidimit të standardeve të drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë në tryezën e diskutimit me temë “Procesi i vetting-ut dhe efektet e tij drejt një gjyqësori të pavarur, profesional dhe të përgjegjshëm në Shqipëri”


Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë në tryezën e diskutimit me temë “Procesi i vetting-ut dhe efektet e tij drejt një gjyqësori të pavarur, profesional dhe të përgjegjshëm në Shqipëri”, bashkë me drejtues e përfaqësues të institucioneve të drejtësisë e jo vetëm, si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Gjykata e Lartë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Avokati i Popullit, organizata të Shoqërisë Civile etj. dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian dhe ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Tiranë.

Takimi u organizua nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), që paraqiti Dokumentin e Politikave në lidhje me vazhdimin dhe konsolidimin e procesit të vetting-ut në Shqipëri me mbështetjen e Platformës së Grup-kapitullit 1.

Në fjalën e tij Metani tha mes të tjerash se, “që prej ngritjes së organeve të reformuara të drejtësisë dhe në vazhdim, proceset e rekrutimit, karrierës dhe llogaridhënies së magjistratëve po implementohen nga këto organe, bazuar në parashikimet ligjore në fuqi, që i rregullojnë ato”.

“Veç këtyre praktikave të krijuara tashmë nga organet e drejtësisë, standardet e krijuara nga vetting-u, përbëjnë gjithashtu një model të mirë dhe plotësues të procedurave që ne ndjekim sot”, tha ai.

Natyrisht, shtoi Metani, “standardet e zbatuara nga procesi i vetting-ut, i cili ishte një proces sui generis, i përkohshëm dhe i jashtëzakonshëm, nuk mund të përdoren si një mjet zëvendësues i proceseve të punës, që ne ndjekim, që nga ngritja e institucioneve të drejtësisë”.

Por, theksoi Metani, “përthithja e praktikave më të mira të zbatuara nga vetting-u, i shërben jo thjesht rritjes së performancës së sistemit të drejtësisë, por edhe konsolidimit të standardeve më të mira tona të përbashkëta”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…