Një analizë e progresit ekonomik të Kinës përpara sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi një komunikatë për performancën e ekonomisë kineze përgjatë vitit 2024, që ishte edhe viti i 75 vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, si dhe një vit kyç për arritjen e synimeve dhe objektivave të përshkruara në Planin e 14-të pesëvjeçar.

Zona e prodhimit të automjeteve me energji të re në qytetin Nanning, në provincën Guangxi të Kinës jugore/Foto nga VCG

Nga Dr. Enriko Ceko
Drejtor Ekzekutiv “Qendra Shqiptare për Zhvillim të Qëndrueshëm”

Para disa ditësh Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi një komunikatë për performancën e ekonomisë kineze përgjatë vitit 2024, që ishte edhe viti i 75 vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, si dhe një vit kyç për arritjen e synimeve dhe objektivave të përshkruara në Planin e 14-të pesëvjeçar. Përgjatë këtij viti, mbështetur në parimet e Kongresit XX Kombëtar të PKK-së, u arritën suksese dhe rezultate të mëtejshme, duke ruajtur stabilitetin, duke zbatuan plotësisht dhe besnikërisht filozofinë e re të zhvillimit në të gjitha frontet, duke përshpejtuar përpjekjet për të nxitur një model të ri reformues dhe zhvillimi gjithëpërfshirës, ​​për të siguruar hapjen e mëtejshme të vendit, etj.

Sipas të tëra të dhënave të këtyre statistikave zyrtare dhe shkencore, ekonomia kombëtare e Kinës përgjatë vitit 2024 shfaqi shenja të dukshme qëndrueshmërie dhe përparimi të vazhdueshëm, duke synuar një zhvillim cilësor, mbështetur në forcat e reja prodhuese dhe në reformat e kujdesshme, duke (1) amortizuar me sukses rrisqet e ndryshme dhe intensifikimin e kompleksicitetit të faktorit të jashtëm dhe duke (2) ju përgjigjur me sukses rritjes së dukshme të pritshmërisë së popullsisë së Kinës brenda vendit për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së jetës (dy prirje që dukshëm u konfiguruan përgjatë rrugës së zhvillimit të socializmit me karakteristika kineze), ruajti me sukses ritmin e rritjes dhe paraqiti një elasticitet të admirueshëm, gjë që i atribuohet përpjekjeve të vendit për të promovuar zhvillim, duke thelluar reformat dhe hapjen, me synim modernizimin e mëtejshëm. Kjo, duke garantuar në mënyrë të dukshme përmirësimin e mëtejshëm të mirëqenies së popullit, duke qendruar tërësisht brenda pritshmërive të tij.


Automjeti i energjisë së re kinez, Xiaomi/Foto nga VCG

Është e dukshme se përgjatë vitit 2024, Kina ka treguar një performancë të qëndrueshme ekonomike, përballë një morie sfidash, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, si një dëshmi e kapacitetit të jashtëzakonshëm të një shteti që ka arritur të realizojë një modernizim të thellë, paralelisht me ruajtjen e zhvillit të qëndrueshëm, edhe pse rrethanat e jashtme si (1) tensionet gjeopolitike, (2) pandemitë, (3) ndërlikimet e tregtisë ndërkombëtare, etj, mund të dukeshin si faktorë që mund ta dobësonin.

Kjo situatë e ekonomisë së Kinës duket se vjen për shkak të ndjekjes së një modeli zhvillimi që është i papërballueshëm për shumicën e ekonomive të tjera, qoftë edhe të ekonomive që janë të fuqishme në shkallë botërore. Të tëra të dhënat e statistikave të Kinës për vitin 2024 tregojnë se sa larg ka shkuar kjo ekonomi dhe ky zhvillim.

Kemi të bëjmë me një ekonomi që vazhdon ende të rritet përballë sfidave të jashtme, në një kohë kur shumë ekonomistë dhe analistë ndërkombëtarë kishin “paralajmëruar” për rrezikun e ngadalësimit të ekonomisë kineze dhe të dhënat dhe shifrat e vitit 2024 tregojnë një histori të kundërt.

Nuk kemi të bëjmë thjesht me një rritje të natyrshme të PBB-së me 5% dhe një rritje të qëndrueshme të PBB-së për frymë prej 5.1%, paralelisht me krijimin e vendeve të reja të punës, por kjo është një pasqyrë e forcës së brendshme që Kina ka kultivuar në dekada e dekada në të shkuarën ndërsa e reja është se tashmë në ekonominë e Kinës 56.7% e GDP vjen nga sektori terciar, një tregues i thellimit të strukturës ekonomike të vendit dhe një tregues i dukshëm i kalimit nga një ekonomi emergjente në një ekonomi të avancuar dhe më të zhvilluar.

Kina, e cila para disa vitesh shfaqej në arenën ndërkombëtare si një vend me karakteristika rurale apo edhe me një kombinim ruralo-industrial, tashmë përgjatë vitit 2024 tregoi se po përqafon një traditë të fortë industriale, dhe kjo duke ka arritur të diversifikojë sektorët e ekonomisë dhe të avancojë shumë në teknologji dhe inovacion.

Sektori i shërbimeve, për shembull, ka bërë hapa të paimagjinueshëm përpara, me rritjen e eksporteve të shërbimeve me 14.4%, një tregues që thekson se Kina ka arritur të integrohet më shumë në ekonominë globale, duke krijuar njëkohësisht edhe mundësi për rritje të qëndrueshme e të balancuar të konsumit brenda vendit.


Robotët e shërbimit për karikimin e automjeteve me energji elektrike/Foto nga VCG

Një nga forcat e brendshme të Kinës duket se është politika e qartë e inovacionit dhe teknologjisë dhe kjo politikë vjen në një kohë kur shumica e vendeve të botës ende kanë ngecur në çarkun e një spirale të konsumit të shpejtë, ndërsa Kina orienton përpjekjet e saj të zhvillimit në forcimin e kapaciteteve teknologjike dhe inovative.

Prodhimi i automjeteve me energji të rinovueshme, siç janë automjetet me energji elektrike, është rritur me 38.7%, një fakt që tregon si Kina po udhëheq në një fushë të re të industrisë globale, me produkte që janë të orientuara drejt një të ardhmeje më të pastër dhe më të qëndrueshme.

Një tjetër fushë në të cilën Kina shfaq dukshëm forcat e saj është edhe prodhimi i robotëve të shërbimit, që janë rritur me 15.6%. Këto fusha nuk është se thjesht i japin Kinës avantazh, por e pozicionojnë atë si lider global në teknologjitë më të avancuara, të cilat për shumë ekonomistë janë të ardhmja e industrisë dhe tregtisë botërore.

Padyshim që suksesi më i dukshëm është rritja e numrit të vendeve të punës dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve dhe të dy këta parametra janë një provë e gjallë se Kina është e angazhuar seriozisht në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e saj, duke ju dhënë të tërë qytetarëve të saj dhe të tërë atyre të huajve që kanë zgjedhur të jetojnë në Kinë, shansin e një jete më të mirë.


Robot humanoid në Kinë/Foto nga VCG

Krijimi i 12.56 milionë vendeve të punës dhe rritja e të ardhurave të disponueshme për individët janë një dëshmi se Kina po ndjek një model që ndihmon jo vetëm në rritjen e PBB-së, por edhe në ngritjen e nivelit të jetesës për të gjithë shtresat e shoqërisë.

Në këtë aspekt, përqendrimi i qeverisë kineze në përmirësimin e kushteve të jetesës ka qenë një nga shtyllat kryesore të strategjisë së saj zhvillimore, dhe është një nga aspektet që shumë vende nuk kanë mundur ta imitojnë me të njëjtën efikasitet. Rritja e të ardhurave të disponueshme për individët është një sinjal që Kina po synon të krijojë një ekonomi të brendshme më të fuqishme, më të qëndrueshme dhe të diversifikuar.

Kina ka arritur një model ndërveprimi me botën duke vënë në themel të saj diplomacinë ekonomike dhe tregtinë transnacionale si një tjetër aspekt i rëndësishëm i rritjes shumëdiomensionale të Kinës përgjatë vitit 2024. Lidhja e saj e fortë me botën ishte një tregues i pamohueshëm. Në Kinë numri i kompanive të huaja përgjatë vitit 2024 është rritur me 9.9% dhe kjo duket se është dhe shërben edhe si një shenjë e besimit të vazhdueshëm të investitorëve ndërkombëtarë në qëndrueshmërinë dhe mundësitë që shfaq hapsira e pamatë e ekonomisë së Kinës dhe kjo pavarësisht sfidave të tarifave të importit, duke bërë që Kina të ruajë një balancë të shkëlqyer dhe të krijojë hapësira të shumta për rritjen e investimeve të huaja dhe kjo paralelishte dhe me rritjen e veprimtarisë eksport – import me 5%, ndërkohë që tregtia e shërbimeve është rritur me një normë të jashtëzakonshme prej 14.4%, gjë që e pozicionon Kinën si aktor kryesor në ekonominë globale. Kjo tregon edhe atë që Kina ka arritur të diversifikojë të ardhurat dhe të krijojë mundësi të reja për tregtinë ndërkombëtare, ndërkohë që shumë qeveri dhe shtete janë shumë të shqetësuar për pasigurinë e tregtisë në rang global, Kina vazhdon të forcojë lidhjet me të gjithë botën.

Në lidhje me perspektivën e Kinës në periudhat afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë, duket thënë se Kina në periudhën afatshkurtër ka arritur të mbrojë me dinjitet një ritëm të fortë zhvillimi, por në pozicioinimin e saj në periudhën afatmesme dhe afatgjatë duhet theksuar se ekonomia kineze do përballet në të ardhmen me ndryshime demografike, sfida të tjera globale, do përballet ndoshta edhe me tensione të shpikura artificialisht nga ekonomitë e tjera të mëdha, por megjithatë Kina ka dëshmuar një fleksibilitet të jashtëzakonshëm në adaptimin e strategjive dhe në integrimin e teknologjive të reja.

Kështu që në periudhën afatmesme Kina duket se (1) do vazhdojë të përqendrohet në sektorin e teknologjisë dhe shërbimeve, (2) do thellojë më tej zhvillimin e zgjerimin e konsumit të brendshëm (3) do vazhdojë investimet për një rritje më të qëndrueshme të nivelit të jetesës për qytetarët e saj dhe si mbështetje për këto ajo do synojë investimet në inovacion duke forcuar edhe më tej strukturën dhe superstrukturën e ekonomisë për të mbajtur dhe forcuar pozitat e saj të fuqishme në tregun global, duke dominuar teknologjitë emergjente dhe duke krijuar mundësi brilante për tregtinë ndërkombëtare.


Robot humanoid në Kinë/Foto nga VCG

Ndërsa në periudhën afatgjatë Kina duket se i ka të tëra kartat në dorë dhe mundësitë praktike dhe teorike për të qenë një udhëheqëse ekonomike dhe teknologjike globale. Suksesi në inovacion, diplomacia ekonomike, zhvillimi i brendshëm, besimi që ka populli te Presidenti i Kinës Xi Jinping, etj., e vendos Kinën në një pozicion që do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm jo vetëm në Azi, por në të gjithë botën.

Si përfundim përgjatë vitit 2024 Kina ka treguar se është një force të cilën askush nuk mund ta pengojë. Kina arriti të rrisë GDP, të zhvillojë teknologji ndër më të avancuarat dhe të mbajë të qëndrueshme në rritje nivelin e tregtisë ndërkombëtare, pavarësisht presioneve dhe ndërlikimeve të shumta që erdhën nga faktori i jashtëm. Kina tashmë është një fuqi që ka krijuar një model të ri zhvillimi, të cilin shumë vende të tjera të botës mund ta shohin dhe ti referohen si model për të ardhmen e tyre.

Burimi CGTN

Një analizë e progresit ekonomik të Kinës përpara sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi një komunikatë për performancën e ekonomisë kineze përgjatë vitit 2024, që ishte edhe…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Një analizë e progresit ekonomik të Kinës përpara sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi një komunikatë për performancën e ekonomisë kineze përgjatë vitit 2024, që ishte edhe…