Industria e tekstileve, Ibrahimaj: Politika që forcojnë konkurrueshmërinë dhe promovojnë modele të reja zhvillimi

Sektori i tekstileve dhe fasonëve kontribuon me rreth 8% në PBB, duke qenë një ndër shtyllat kryesore të eksportit.


Sektori i tekstileve, veshjeve, lëkurës dhe këpucëve është një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë, si për sa i përket punësimit, ashtu dhe eksporteve.

Në konferencën “Drejt një transformimi të qëndrueshëm dhe konkurrues të sektorit TCLF në Shqipëri”, organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara (United Nations Albania), mbajtur në Tiranë, u diskutuan sfidat e viteve të fundit dhe mundësitë për rritjen e këtij sektori, përshtatjen me politikat e BE-së dhe ndërtimin e një industrie më të qëndrueshme.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibahimaj bëri të ditur se përmes partneritetit të Kombeve të Bashkuara për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, po punohet për një industri më të gjelbër, më inovative dhe të përputhur me standardet e BE-së.

“Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit do të vijojë të jetë një partner i fortë në këtë transformim, duke mbështetur sipërmarrjet prodhuese, krijuar politika që forcojnë konkurrueshmërinë dhe promovuar modele të reja zhvillimi që garantojnë rritje të qëndrueshme për sektorin”, deklaroi Ibrahimaj.

Sektori i tekstileve dhe fasonëve mbetet një shtyllë kryesore e ekonomisë shqiptare, por ka nevojë për ndryshim strukturor. Qasja tradicionale e fasonëve nuk është e qëndrueshme për të ardhmen, dhe fokusimi në teknologji, markat kombëtare dhe digjitalizimin është thelbësor për të siguruar rritje afatgjatë dhe për t’i dhënë sektorit vlerën që meriton.

Sektori i tekstileve dhe fasonëve kontribuon me rreth 8% në PBB, duke qenë një ndër shtyllat kryesore të eksportit.

Rreth 50% e eksporteve totale të Shqipërisë vijnë nga tekstilet dhe produktet e lidhura me to, me vlerë rreth 105 miliardë lekë në 2024-ën.

Shqipëria eksporton kryesisht këpucë, veshje dhe produkte të përpunuara për tregjet europiane si Italia, Gjermania dhe Greqia.

Llogaritet që sektori fason punëson rreth 100 mijë punonjës, duke përfaqësuar afërsisht 12% të forcës punëtore të formalizuar në Shqipëri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…