Krasniqi: Edukimi mediatik, investimi më i sigurt në mbrojtjen e publikut nga gjuha e urrejtjes

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi mori pjesë në takimin e Aleancës Kundër Gjuhës së Urrejtjes, organizuar nga Këshilli i Europës.


Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi mori pjesë në takimin e Aleancës Kundër Gjuhës së Urrejtjes, organizuar nga Këshilli i Europës.

Me pjesëmarrjen e shefes së zyrës së KiE në Tiranë, Giulia Re, shefes së Sektorit të Drejtësisë pranë Delegacionin e BE-së, Cinzia Tarletti dhe drejtues të institucioneve të tjera, pjesë e Aleancës, në takim u diskutua mbi temën, “Edukimi mediatik si një mjet për të luftuar Gjuhën e Urrejtjes”.

“Ne në AMA, jemi të investuar dhe shumë të kujdesshëm në këtë proces sepse besojmë se edukimi mediatik është investimi më i sigurt, afatgjatë dhe i suksesshëm në mbrojtjen e publikut nga çdo lloj përmbajtje e dëmshme për të, përfshirë edhe mbrojtjen nga gjuha e urrejtjes”, tha Krasniqi në një postim në rrjetet sociale.

“Gjuha e urrejtjes është një temë diskutimi globale. Në dekadën e fundit, media dhe komunikimi kanë ndryshuar rrënjësisht dhe teknologjia e ka përmbysur formulën klasike të komunikimit. Kjo metamorfozë e jashtëzakonshme, përveç përfitimeve ka sjellë fenomene të dëmshme, ndër të cilat është edhe gjuha e urrejtjes. Për këtë arsye, rritja e ndërgjegjësimit të opinionit publik, vetëdija për rrezikun që vjen nga gjuha e urrejtjes, dija për adresimin në mënyrë efektive të problematikës që rrjedh nga gjuha e urrejtjes, janë të rëndësishme”, nënvizoi Krasniqi.

Krasniqi u shpreh se “me kontributin e të gjithëve, ndarjen e përgjegjësive dhe gjetjet e zgjidhjeve të duhura mund të kontribuojmë për ndërtimin e një shoqërie të mirinformuar, gjithëpërfshirëse dhe të aftë në marrjen e vendimeve të duhura”.

Partnerët themelues të Aleancës Kundër Gjuhës së Urrejtjes janë: Autoriteti i Mediave Audiovizive, Këshilli Shqiptar i Medias, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokati i Popullit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama vizitë në Qendrën Mjekësore Sheba, partneritet me QSUT për inovacion e inteligjencë artificiale

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Izrael, në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel-Aviv, rankuar e 8-ta në botë.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama vizitë në Qendrën Mjekësore Sheba, partneritet me QSUT për inovacion e inteligjencë artificiale

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Izrael, në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel-Aviv, rankuar e 8-ta në botë.