Kumbaro: Turizmi i aventurës arrin lartësi të reja në Shqipëri

Në panairin ndërkombëtar të turizmit ITB Berlin, vijojnë panelet e diskutimit në stendën e Shqipërisë.


Në panairin ndërkombëtar të turizmit ITB Berlin, vijojnë panelet e diskutimit në stendën e Shqipërisë. Një ndër panelet ishte ai i turizmit të aventurës, organizuar nga stafi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me bashkëpunëtorët e GIZ Albania.

Në një postim të sajin në rrjetet sociale, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, shkruan se, turizmi i aventurës në Shqipëri po arrin lartësi të reja.

“Nga ngjitjet dhe ecjet në mal tek çiklizmi, turet e skive dhe kayaking, paneli i drejtuar nga gazetari amerikan Alex Crevar solli në qendër të vëmendjes paketat e turizmit të qëndrueshëm për aventurierët”, shkroi ministrja Kumbaro.

Turimi i aventurës ka marrë vëmendje të veçantë vitet e fundit. Kryeministri Rama e ka cilësuar më herët si një mundësi të artë zhvillimi për zonat rurale, pasi mijëra vizitorë, kryesisht të huaj, zgjedhin shtigjet shqiptare për të eksploruar natyrën.

Vendi ynë ofron jo vetëm plazh dhe mal, por edhe shumë mundësi mes të cilave edhe turizmin e aventurës, rafting, ngjitje malore, gara me makina off road e shumë aktivitete të tjera.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama vizitë në Qendrën Mjekësore Sheba, partneritet me QSUT për inovacion e inteligjencë artificiale

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Izrael, në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel-Aviv, rankuar e 8-ta në botë.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama vizitë në Qendrën Mjekësore Sheba, partneritet me QSUT për inovacion e inteligjencë artificiale

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Izrael, në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel-Aviv, rankuar e 8-ta në botë.