Petro Luarasi, durrsaku që doli në pension në Departamentin e Shtetit

Gëzuar 80-të vjetorin e lindjes Petro Gjini Luarasi!


NGA BUJAR QESJA
“Mjeshtër i Madh”

I quajmë diasporë. I quajmë emigrantë. I quajmë, e çfarë nuk i quajmë. Por ajkën e Durrësit, miq dhe shokë, që për një mijë një arsyje lanë formalisht tokën e të parëve dhe shkuan në dhe të huaj, mbeten përjetësisht e jona. Nuk mund të ndahen. Ata jemi ne dhe ne jemi ata. Një emër shumë i njohur, përfaqësues i një fisi shumë të njohur është në ditën e madhe të lindjes, në këtë 5 mars të vitit 2025.

Dhe ky është Petro Luarasi, mbiemër i famshëm, që vjen nga fshati me të njëjtin emër në Kolonjë. Aty është në histori mësuesi i madh dhe patrioti i skajshëm Petro Nini Luarasi. Por ky Petro ynë, ngjason me emër dhe mbimër, por është Petro Gjini Luarasi. Edhe ky zgjodhi mësuesinë, si i jati Gjini Rrapo, duke e kthyer fshatin Luaras, në epiqendër të progresit të arsimit shqiptar.

Jemi rritur në një vend me Luarasët. Ishim shumë praë me banesa, në rrugën “Nail Kondi” të lagjes numur 4. Gjini dhe Dhimitra, krijuan një familja të madhe si vetë madhshtia e mbiemrit të tyre. Me tetë fëmijë u shtuan Luarasët e lagjes 4, të ndarë si me thikë katër djem dhe katër vajza. Janë Koço, Afërdita, Guri, Dhorka, Sotiri, Donika, Petro dhe Natasha. Trashigimtarët më të vyer të trungut të tyre Gjinit dhe Dhimitrës, duke bërë secili në jetën dhe punën e tij, historitë më tërheqëse dhe më të respektuara njerëzore.

Luarasët u zgjeruan shumë në formimin e familjeve të tyre, duke krijuar rrënjë të fuqishme në Durrës dhe duke mbetur të njohur për fisnikërinë dhe qytetarinë që rrezatonin. Me fëmijën e fundit të xha Gjinit Natashën, kemi patur miqësi, pasi ishim gati në një moshë. Ishte shumë e fortë në letërsi dhe më ndihmonte në formulimet letrare. Tasha jonë e shtrenjtë, u largua nga jeta shumë e re. Gjithashtu nga Luarasët nuk jetojnë edhe Koço, Afërdita, Guri, Dhorka dhe Donika. Sotiri duhet të jetë diku tek 85 vitet, e Petro ka jubileun lakmues të 80-të vjetorit të lindjes.

Luarasët e Durrësit me shembullin, angazhimet, detyrimet dhe përkushtimet, janë në kapitujt e nderit të qytetarisë durrsake. Fis i fisëm, me kulturë qytetare nga më konkurueset dhe me sjellje, që u jepte autoritetin dhe personalitetin e duhur në shoqëri.

Petro ynë, mbaroi shkollën e lartë për bio kimi dhe e nisi jetën arsimore, nga fshati i thellë i rrethit të Durrësit Draç i Ishmit. Punoi edhe në shkollën e mesme të përgjithshme në NB Sukth dhe u “strehua” përfundimisht në Durrës. Punoi si pedagog në filialin e njohur të Durrësit, për të drejtuar për disa vite gjimnazin e famshëshm “Gjergj Kastrioti”. Lidhi jetën me Emma Tiranën, që mbaroi studimet e larta në anglisht, vajza e pedagogut Anton Tirana.

Familja e Petro Luarasit zgjerohet me dy yje, djalin Juxhin dhe vajzën Keti. Pas viteve 90-të familja Luarasi nga e Petros, vendos të jetojë në Amerikë, si shumë shqiptarë. Amerika gjithnjë ka qenë qendër e njohur e emigracionit shqiptar. Në Shtetet e Bashkuara Petro bëri punë nga më të ndryshmet, ndërsa Emma u vendos në Nju Jork, duke dhënë mësim në anglisht në një nga kolegjet e këtushme. Luarasët e Durrësit, tashmë me target tjetër në Amerikë, ngritën fuqinë e mbiemrit në tokën e bekuar.

Juxhini mbaroi për elektronikë. Krijoi familje dhe është bërë me tre djem Arbenin, Levonin dhe Vartanin. Ndërsa Keti i gëzohet djalit Xhoni dhe vajzës Kem. Pirro, i shoqi Ketit, është amator i thekur i sporteve. Vrapon në maratona dhe ushtron mjeshtërisht edhe skitë. Është fort i lumtur, që e ndjek pas edhe i biri 12-të vjeçar Xhoni.

Mbi këtë sfond zhvillimesh, e ka ndërtuar jetën i miri ynë, i mrekullueshmi i dursakëve Petro Gjini Luarasi, së bashku me zonjën e tij Emma Tiranën. Petro na nderoi, ku falë aftësive dhe cilësisve të avantazhuara të akomodimit, punoi disa vite në Institutin e Shërbimeve të Huaja në Departamentin e Shtetit në Uashington. Dhe në pension aty doli, duke qenë falenderues me kolektiv mahnitës në përfundim të punës.

Luarasët duke nderuar veten, ishin nder mbi ndere edhe për Durrësin. Ndonëse punuan në sistemin e djeshëm, raportet shoqërore, miqësore pse jo dhe vëllazërore me durrsakët, i mbajtën gjithkoshëm të forcuara. Kujtoj që në lagjen tonë, ishin pasqyrë e kulturës dhe qytetarisë tradicionale të trevës nga vinin, duke i parë si shembulli më i mirë i të të bukurës, i të arrirës, i të magjishmes.

Petro Luarasi në 80-të vjetorin e lindjes. Është në të drejtën e Zotit, që të presë urime për këtë eveniment jetësor nga miq, shokë, të afërm, shqiptarë dhe amerikanë. Por ky urim që vjen nga Durrësi i tij i zemrës, nga Durrësi ynë i përbashkët, nga Durrësi i kujtimeve dhe mbresave të çmuara, është në pozicion tejet të veçantë.

Petro nuk e ka harruar Durrësin. Në rastin më të parë vjen dhe na takon. Përshëdetemi me lot në sy dhe ndahemi po me lotë në sy. Kujtimet kësaj moshës tonë, ia ngarkojnë anën shpirtërore dhe lotët janë ngushëllimi më i mirë, për ata që nuk i shikojmë më dhe për ata si Petro, që i takojmë shumë, shumë rrallë.

Prandaj edhe shprehem se ky urim nga Durrësi, me siguri do të zërë vend të veçantë jo vetëm në shpirtin e pastër kristal të Petro Luarasit, por edhe të bashkshortes së tij Emma Tirana, të fëmijve Juxhin dhe Keti, të nipërmve dhe mbesave, të të gjithë Luarasëve, që janë në vendin e Statujës së Lirisë.

I prekur nga përvjetori i 80-të i lindjes, të dërgojmë miku dhe shoku ynë i hershëm Petro Luarasi, urimet më të mira, për të patur jetë sa më të gjatë, sa më të shendetshme, sa më të begatë, sa më të bukur, në krahët e të dashurve të t’u shtrenjtë.

Durrsakët kanë të drejtë të mos të harrojnë dhe të kujtojnë gjithherësh, pasi pjesë e jetës tënde, u lidh dhe iu kushtua Durrësit tonë të bukur, Durrësit tonë të mrekullueshëm, qytetit më të dashur.

Gëzuar 80-të vjetorin e lindjes Petro Gjini Luarasi!

_______

Durrës: 5 mars 2025

Petro Luarasi, durrsaku që doli në pension në Departamentin e Shtetit

Gëzuar 80-të vjetorin e lindjes Petro Gjini Luarasi!

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Petro Luarasi, durrsaku që doli në pension në Departamentin e Shtetit

Gëzuar 80-të vjetorin e lindjes Petro Gjini Luarasi!