Hasani: 110 mijë turistë çekë vizituan Shqipërinë në vitin 2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mikpriti sot homologun çek, Jan Lipavský.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mikpriti sot homologun çek, Jan Lipavský.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Hasani e vuri theksin në nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Republikës Çeke si dhe theksoi rëndësinë e dialogut të hapur dhe të sinqertë politik që zhvillojnë dy vendet çdo ditë.

Hasani shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen pakursyer që Republika Çeke ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë për Shqipërinë në procesin e integrimit në BE.

Ai theksoi se bisedimet u përqendruan në fushat e bashkëpunimit dypalësh, përfshirë ekonominë, mbrojtjen dhe sigurinë si dhe në zhvillimet e fundit në turizëm, arsim, kulturë, por edhe sektorë të tjerë të interesit të ndërsjellë.

Në takim, theksoi Hasani, u përmendën gjithashtu angazhimet dhe prioritetet e përbashkëta në kuadër të organizatave ndërkombëtare ku të dy vendet tona janë anëtare dhe u diskutuan edhe dinamikat e rajonit të Ballkanit Perëndimor e më gjerë.

Hasani evidentoi rritjen e konsiderueshme të turizmit ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës Çeke.

“Gjatë vitit të kaluar mbi 110 mijë turistë çekë vizituan Shqipërinë, që përbën një rritje prej 58% krahasuar me vitin 2023 dhe katër herë më shumë se 2019-a, para pandemisë”, tha Hasani.

Ky trend, u shpreh ministri, “është një dëshmi e suksesit të bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe një tregues i interesit të përbashkët për promovimin e Shqipërisë si një destinacion i kërkuar turistik dhe kulturor në Evropë”.

Hasani theksoi se pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishte edhe ecuria e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Shqipëria i nisi negociatat për anëtarësim në BE në korrik të vitit 2022, gjatë Presidencës çeke të Këshillit të BE. Ky është një moment historik për Shqipërinë dhe në këtë kuadër ministri Lipavský më rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të vendit të tij në këtë proces duke na ofruar dhe asistencë, dhe ekspertizën e nevojshme”, tha Hasani.

Sa i përket agresionit rus ndaj Ukrainës, Hasani u shpreh se, “ne ritheksuam përkrahjen tonë të palëkundur për popullin ukrainas në luftën e drejtë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit”.

“Mbështetja jonë si dy vende anëtare të NATO-s do të vazhdojë e pandërprerë deri në arritjen e një paqeje të qëndrueshme e cila do t’i ofrojë Ukrainës mundësinë për të ndërtuar një të ardhëm të sigurt dhe të qëndrueshme në bashkësinë e vendeve demokratike”, tha Hasani.

Ministri falënderoi homologun Lipavský për vizitën në Tiranë dhe shprehur angazhimin e tij për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në shërbim të interesave të dy popujve dhe të zhvillimit të një bashkëpunimi sa më të ngushtë.

Marrë nga ATSH

Manastirliu: Rritje historike të pagave të mësuesve, skemë mbështetjeje për kualifikimin profesional

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se “prioriteti dhe vëmendja jonë janë mësuesit si aseti më i…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Manastirliu: Rritje historike të pagave të mësuesve, skemë mbështetjeje për kualifikimin profesional

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se “prioriteti dhe vëmendja jonë janë mësuesit si aseti më i…