Manastirliu: Rritje historike të pagave të mësuesve, skemë mbështetjeje për kualifikimin profesional

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se “prioriteti dhe vëmendja jonë janë mësuesit si aseti më i çmuar, vëmendje që e kemi treguar në të gjitha vitet e qeverisë duke rritur në mënyrë historike pagat në korrik të 2024-ës”


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se “prioriteti dhe vëmendja jonë janë mësuesit si aseti më i çmuar, vëmendje që e kemi treguar në të gjitha vitet e qeverisë duke rritur në mënyrë historike pagat në korrik të 2024-ës”.

Në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se “kjo vëmendje është treguar në çdo ditë të vitit për përmirësimin e kushteve të punës për mësuesit nga infrastruktura mësimore dhe deri tek mbështetja me trajnim dhe edukim në vazhdim dhe reflektohet në politikën e pagave të ndjekur pikërisht për mësuesit”.

“Sot paga mesatare e mësuesve është në 950 euro, e krahasuar kjo edhe me vendet e rajonit, si një pagë që konsiderohet një rritje historike për mësuesit, paga e re që u fut në fuqi nga 1 korriku 2024. Efektet e rritjes së pagave për mësuesit në muaj janë të konsiderueshme. Rritja mesatare mujore për pagat e mësuesve është 180 mijë lekë mesatarisht në muaj, asnjë mësues sot nuk merr më pak sesa ka marrë nga hyrja në fuqi e pagave të reja”, theksoi Manastirliu, duke shtuar se ajo që është realizuar në kuadër të reformës së pagave është harmonizuar me elementet e pagës me administratën publike.

Pra, vijoi ministrja, ne kemi rritur masën e vjetërsisë, përqindjen e vjetërsisë në punë për mësuesit, pagën e pozicionit dhe kemi harmonizuar me administratën publike elementin që i përket diplomës dhe kualifikimit.

“Dua t’ju jap dy shembuj për të qenë transparent me publikun dhe mësuesit. Një mësues në arsimin fillor me bachelor për 20 vite punë eksperiencë para korrikut, para rritjes historike të pagave merrte 73800 lekë, pagën bruto pas korrikut 92800, pra 928 euro, mësues në arsimin fllor me master profesional me 60-90 kredite përfitonte pagë mujore 73800 lekë përpara korrikut, përfiton sot 95400 lekë pas rritjes historike të pagave. Asnjë mësues nuk është penalizuar me vlerën monetare të pagës neto, bruto në raport me pagesën e marrë”, nënvizoi Manastirliu.

Manastirliu bëri të ditur se “kemi bërë edhe një tjetër skemë mbështetjeje për mësuesit që kualifikimi profesional gjatë karrierës së tij të rritet në mënyrë financiare duke dyfishuar përfitimet financiare për mësuesin e kategorisë së specializuar, mësuesin specialist dhe duke rritur me 50% mësuesin e kategorisë mjeshtër”.

“Duke i dhënë këto përfitime mbi bazën e trajnimeve që ato bëjnë që tashmë ofrohen falas nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe universitetet publike që i zhvillojnë këto trajnime dhe duke ia dhënë edhe më shpejt se koha që i përfitonin përpara korrikut 2024, duke i pasur këto përfitime për arsye të kualifikimit që ato marrin në vitin e 3, në vitin e 8 dhe në vitin e 15, ndërkohë që ishin në vitin e 5, 10 dhe të 20”, tha Manastirliu, duke shtuar se është menduar për mësuesit për rritjen e pagave, formimin e tyre profesional dhe mbi të gjitha do të vijojmë të mbështesim mësuesit.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Manastirliu: Rritje historike të pagave të mësuesve, skemë mbështetjeje për kualifikimin profesional

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se “prioriteti dhe vëmendja jonë janë mësuesit si aseti më i…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Manastirliu: Rritje historike të pagave të mësuesve, skemë mbështetjeje për kualifikimin profesional

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se “prioriteti dhe vëmendja jonë janë mësuesit si aseti më i…