Marrëveshja me Italinë për pensionet, Hado: Kërkesa bëhet pranë ISSH-së

Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Astrit Hado bëri të ditur sot se zbatimi i marrëveshjes me Italinë për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore për efekt pensioni do të nisë brenda këtij viti.


Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Astrit Hado bëri të ditur sot se zbatimi i marrëveshjes me Italinë për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore për efekt pensioni do të nisë brenda këtij viti.

Në një intervistë në media, Hado sqaroi procedurën se si qytetarët shqiptarë do të mund të përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë.

Sipas Hados, marrëveshja ka shndërruar zyrat respektive si zyrat e veta. Në kryejmë shërbime për italianët dhe anasjelltas, pa kosto ekstra.

“Nëse një qytetar që ka 13 vite punë në Itali, por ka vendosur të jetojë në Shqipëri, kërkesën për pension e bën në Shqipëri, në ISSH. Ne e marrim kërkesën dhe ia transmetojmë kolegëve italianë. Ecejaket nuk do t’i bëjnë qytetarët, por i bëjnë institucionet respektive. E njëjta gjë edhe për një qytetar që jeton në Itali, bën kërkesë pranë autoriteteve italiane dhe ne do e konsiderojmë të njëjtë si të ishte bërë në Tiranë”, tha ai.

Hado theksoi se janë në bisedime e negociata edhe me vende të tjera.

“Me Greqinë vijon debati teknik, nuk kemi një datë të saktë. Është një proces sa i gjatë, edhe i vështirë. Jemi në proces me Letoninë, në prill nisim negociatat. Më pas me Slloveninë, me Moldavinë jemi në proces. Me Izraelin kemi rënë dakord, po rakordojmë agjendat. Jemi në diskutime me Francën, Spanjën, Danimarkën dhe jemi në fazat e diskutimit të drafteve, çfarë do të përfshijnë këto marrëveshje. Janë 7–8 vende në proces, që e çon numrin në rreth 27-28 marrëveshje”, tha ai.

Burimi ATSH

Manastirliu: Rritje historike të pagave të mësuesve, skemë mbështetjeje për kualifikimin profesional

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se “prioriteti dhe vëmendja jonë janë mësuesit si aseti më i…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Manastirliu: Rritje historike të pagave të mësuesve, skemë mbështetjeje për kualifikimin profesional

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se “prioriteti dhe vëmendja jonë janë mësuesit si aseti më i…