Qeveria miraton ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, një institucion financiar që do t’i shërbejë nxitjes së zhvillimit ekonomik duke mbështetur me fonde të sektorëve të nënfinancuar.


Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, një institucion financiar që do t’i shërbejë nxitjes së zhvillimit ekonomik duke mbështetur me fonde të sektorëve të nënfinancuar.

Në një deklaratë për mediet, pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se ky institucion është krijuar bazuar në eksperiencat më të mira të institucioneve të ngjashme në BE.

“Ka për synim të financojë zhvillimin e infrastrukturës fizike dhe digjitale, të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të financojë projekte infrastrukturore dhe gjithashtu të mbështesë eksportet shqiptare”, u shpreh Ibrahimaj.

Ndër të tjera, theksoi ministrja, do të japë mundësi shtesë për rritjen e qasjes në financë të asaj pjese të popullatës e pashërbyer nga sektori bankar, apo ndodhen në zona rurale përmes produkteve të kursimit që do të mblidhen dhe përdoren për zhvillimin ekonomik të vendit.

Draftligji është hartuar në bashkëpunim me “Cassa Depositi e Prestiti”, institucionin lider në BE për dhënien e financimeve me rezultate konkrete në zhvillimin ekonomik në tregun italian.

“Gjithashtu, ka për synim që të bashkëpunojë me institucionet financiare ndërkombëtare të BE-së që kanë në dispozicion fonde të drejtuara drejt vendeve anëtare dhe atyre në proces anëtarësimi në BE, me qëllim rritjen e produktivitet, konkurrueshmërisë dhe lehtësimin e hyrjes në tregun e BE-së”, deklaroi Ibrahimaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hapja e grup-kapitullit të dytë të negociatave, Hasani: Asnjë sekondë e humbur drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani reagoi pas përfundimit të Konferencës së Katërt Ndërqeveritare të mbajtur sot…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hapja e grup-kapitullit të dytë të negociatave, Hasani: Asnjë sekondë e humbur drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani reagoi pas përfundimit të Konferencës së Katërt Ndërqeveritare të mbajtur sot…