Rama: Pas Italisë, në mandatin e katërt ligjërim i pensioneve të shqiptarëve të Greqisë

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot miratimin e marrëveshjes së pensioneve nga Senati italian,


Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot miratimin e marrëveshjes së pensioneve nga Senati italian, ndërsa shprehu bindjen se mandati i katërt do të jetë edhe mandati i pensioneve të ligjëruara të shqiptarëve të Greqisë.

Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Rama falënderoi veçanërisht Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, pa të cilën sipas tij, “kjo punë nuk do të merret fund dhe mund të merrte vite e vite të tjera”.

“Sot jam vërtet i lehtësuar nga mbyllja më në fund e procesit të gjatë burokratik të miratimit të ligjit të pensioneve për shqiptarët e Italisë. Hallall vicklat, talljet, përqeshjet deri te sharjet ‘jo ishte rrenë, jo ishte lojë, jo u harrua, jo e paç harram etj etj’. Rëndësi ka që tanimë mundi dhe sakrificat e një jete në punë matanë detit të shqiptarëve do të njihen njësoj si për italianët pa asnjë dallim”, tha Rama.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Kryeministri theksoi se kjo ishte njëra nga dy marrëveshjet absolutisht më të vështira të pensioneve, pasi bëhet fjalë në këtë rast për gati gjysmë milion njerëz.

Ndërkohë, Rama u shpreh se për të mbyllur të gjithë këtë cikël duhet të firmoset edhe marrëveshja me Greqinë.

“Tani qershia mbi tortë për t’u vënë dhe për të mbyllur të gjithë këtë cikël do të jetë marrëveshja me Greqinë. Qielli është hapur përsëri nga retë që siç e dini u mblodhën prapë për arsyet që dini”, tha ai.

Kryeministri theksoi vendosmërinë për të mbyllur të tëra çështjet ende të hapura me po atë vizion, me po atë vullnet dhe me po atë ndjenjë respekti e bashkëpunimi që së bashku me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis kanë ndarë qysh se janë takuar për herë të parë.

Kryeministri shprehu besimin se mandati i katërt do të jetë edhe mandati i pensioneve të ligjëruara të shqiptarëve të Greqisë.

“Ashtu siç do të jetë pa diskutim mandati i heqjes së ligjit të luftës dhe i vënies mbi ‘i’ i të gjitha pikave të dakordësuara për zgjidhje mes nesh”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se “Shqipëria 2030 dhe Greqia do të jenë së bashku në BE dhe do të kenë lënë pas çdo hije të së shkuarës duke ofruar më shumë se kurrë për të mirën e përbashkët të të dy popujve”.

“Në këtë botë gjithmonë e më të trazuar, së bashku jemi shumë e shumë më të fortë”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vota e diasporës, 180 144 zarfe të mbërritura në KQZ

Numrin më të lartë të kthimeve e mban Italia me 71 180, ndjekur më pas nga Greqia 44 315, më…

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama për “Corriere della Sera”: Me “Giro d’Italia” bëhemi më në fund protagonistë në skenën globale, një hap tjetër drejt Europës

Dhe pikërisht sot, nga vendi i shqiponjave nis Giro d’Italia, me etapën e parë Durrës–Tiranë, prej 160 kilometrash. “Do të…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Vota e diasporës, 180 144 zarfe të mbërritura në KQZ

Numrin më të lartë të kthimeve e mban Italia me 71 180, ndjekur më pas nga Greqia 44 315, më…