AZHBR dhe agjencia homologe kroate, marrëveshje për ekspertizë në thithjen e fondeve të BE-së

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural dhe agjencia homologe kroate (PAAFRD) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në Zagreb


Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural dhe agjencia homologe kroate (PAAFRD) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në Zagreb, Kroaci, e cila synon shkëmbimin e informacionit, eksperiencës dhe metodave të përdorura në zhvillimin e sistemeve operacionale për zbatimin e fondeve të BE-së.

Marrëveshja parashikon organizimin e përbashkët të konferencave, seminareve dhe trajnimeve për menaxhimin e fondeve të BE-së, pagesat direkte, zhvillimin rural dhe masat e tregut.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, një delegacion i përbërë nga stafi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) dhe Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), kryesuar nga Drejtoresha e Përgjithshme, Ardita Kuçi, zhvilloi një vizitë studimore pranë Agjencisë Homologe në Zagreb. Vizita studimore, mbështetur nga GIZ, pati për qëllim shkëmbimin e eksperiencave mbi sistemet për regjistrimin dhe menaxhimin e të dhënave të parcelave bujqësore (LPIS dhe ARKOD).

Delegacioni shqiptar u njoh me funksionimin e sistemeve të menaxhimit të pagesave (IACS) dhe monitorimit të aktivitetit bujqësor (AMS), duke marrë pjesë në disa trajnime praktike në zyrat qendrore dhe rajonale të PAAFRD.

Ky partneritet është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve bujqësore në Shqipëri, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira europiane.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Muse-X çel siparin, Tirana kthehet në vendtakimin e industrisë muzikore, dialogut kulturor dhe bashkëpunimit rajonal

MUSE-X, ekspofestivali i parë i Muzikës dhe Arteve Kreative në Shqipëri dhe në Ballkan, çeli sot siparin në sheshin “Italia”…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Muse-X çel siparin, Tirana kthehet në vendtakimin e industrisë muzikore, dialogut kulturor dhe bashkëpunimit rajonal

MUSE-X, ekspofestivali i parë i Muzikës dhe Arteve Kreative në Shqipëri dhe në Ballkan, çeli sot siparin në sheshin “Italia”…