Dy mësuese të Kombinatit në podcast me ministrin Gonxhja: Qytetaria e fëmijëve nga përkushtimi i prindërve

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja lançoi sot episodin e parë të Podkastit “JuFletKombinati”


Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja lançoi sot episodin e parë të Podkastit “JuFletKombinati”, një format i veçantë me histori e ndjesi reale, në biseda të thjeshta, të ngrohta, për një realitet konkret.

Gonxhja në këtë episod kishte të ftuar dy mësuese, zysh Rudina Shehun dhe zysh Luljeta Frashërin, dy zonja nga Kombinati, me të cilat bisedoi mbi ndjesinë e tyre të qenit mësues në njësinë 6, pasionin dhe sfidat e tyre në misionin e mësuesit.

Mësuese Rudina tregoi se pas mbarimit të studimeve në vitin 1993, pati fatin të ishte mësuese aty ku ishte nxënëse. Mësuesia, sipas saj, si në vitet e tranzicionit dhe në këto vite është përkushtim dhe përgjegjësi.

Ajo kujtoi se në vitet e tranzicionit pas 1993 klasat ishin të stërmbushura. “Numrin 56 të nxënësve nuk arrinte ta përmbante regjistri dhe shtoheshin në fletë të tjera dhe përkushtimi i kolegëve ishte i habitshëm. Krahasuar me ditët e sotme është goxha komoditet. Numri i nxënësve në klasë është ulur, infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm dhe janë krijuar klasat smart. Por e përbashkëta është se mësuesi në atë kohë dhe sot është misionar i përhapjes së dijes”, tha Rudina.

Ndërsa mësuese Luljeta tha se, “arsimi është mision dhe pasion”.

Sipas saj, transformimi i sistemit arsimor është i dukshëm sot në çdo drejtim. Mbi të gjitha evidentuan mësueset, sot profesioni i mësuesit është shumë i mirëpaguar.

Gonxhja tregoi se dhe ai vinte nga një familje, ku nëna e tij ishte mësuese dhe në ato vite kur ai ishte në shkollë fillore në Gjirokastër, e mban mend nënën e tij, që ishte një figurë me shumë autoritet në shkollë. “Mësuesit në atë kohë ishin kala të disiplinës dhe fortesa të kërkesës”, u shpreh Gonxhja, teksa i pyeti mësueset nëse ndihen sot ato, në pozitat e atij autoriteti të dikurshëm që kishte figura e mësuesit.

“Në përqasjen që një mësues ka me klasën, nuk duhet të jetë autoritar, për të vendosur autoritet. Një mësues profesionist, i hapur dhe ulet me nxënësit për ta dëgjuar e vendos natyralisht autoritetin me sjelljen dhe përkushtimin e tij”, tha Rudina.

“Jam mësuese e 9 klasave në shkollën e mesme “Myslym Keta” dhe nuk kam pasur asnjëherë thyerje disipline në orën e mësimit. Shkolla e Kombinatit është një shkollë e disiplinuar dhe ajo qytetari e këtyre fëmijëve është përkushtim dhe qytetari e prindërve të tyre”, u shpreh ajo.

Ndërsa mësuese Luljeta Frashri, ndau eksperiencën e saj në shkollën profesionale të Hoteleri-Turizmit.

“Shkolla jonë është ndër më të kërkuarat nga nxënësit që vijnë nga rrethe të ndryshme të vendit, për vetë faktin e zhvillimit të turizmit që po merr vendi ynë. Degët e teknologjisë ushqimore dhe hoteleri turizmit janë më të kërkuarat dhe në tregun e punës dhe interesi i nxënësve sa vjen dhe rritet”, tha Frashri.

Gonxhja ndau idenë për krijimin e një zone multifunksionale të artit dhe kulturës në zonën e Kombinat që të jetë gjithëpërfshirëse për banorët e zonës, ku aktualisht janë kryesisht familje të ardhura nga rrethe të ndryshme të vendit. Ai vuri në dukje se investimet në objektet arsimore në zonën e Kombinatit do të vijojnë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Muse-X çel siparin, Tirana kthehet në vendtakimin e industrisë muzikore, dialogut kulturor dhe bashkëpunimit rajonal

MUSE-X, ekspofestivali i parë i Muzikës dhe Arteve Kreative në Shqipëri dhe në Ballkan, çeli sot siparin në sheshin “Italia”…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Muse-X çel siparin, Tirana kthehet në vendtakimin e industrisë muzikore, dialogut kulturor dhe bashkëpunimit rajonal

MUSE-X, ekspofestivali i parë i Muzikës dhe Arteve Kreative në Shqipëri dhe në Ballkan, çeli sot siparin në sheshin “Italia”…