
Reforma e sigurimeve shoqërore, Manjani: Sistem i drejtë për qytetarët dhe punëtorët migrantë
Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani adresoi në Sesionin e 58-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së në emër të Shqipërisë

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani adresoi në Sesionin e 58-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së në emër të Shqipërisë, realizimin e të drejtave lidhur me punën dhe sigurimet shoqërore, veçanërisht në kontekstin e ekonomisë informale.
“Përmes iniciativave si Programi Vendor i Punës së Denjë dhe mjeteve inovative si Matrica e Inteligjencës dhe Vlerësimit të Riskut (MIRA), ne po luftojmë ekonominë informale dhe sigurojmë punë dinjitoze për të gjithë”, tha Manjani.
Ajo vuri në dukje se, qeveria ka në fokus reformat e sigurimeve shoqërore.
“Me fokus në reformat e sigurimeve shoqërore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, Shqipëria vazhdon të krijojë një sistem të drejtë dhe të barabartë për qytetarët dhe punëtorët migrantë”, u shpreh Manjani.
Burimi ATSH