
Tabaku takim me ambasadorin italian, diskutim mbi sfidat në proceset zgjedhore
Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku priti sot në takim ambasadorin e ri të Italisë në vendin tonë, Marco Alberti.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku priti sot në takim ambasadorin e ri të Italisë në vendin tonë, Marco Alberti.
Sipas Tabakut, në takim u diskutua mbi sfidat që has vendi ynë në proceset zgjedhore.
“Italia, një vend mik dhe partner i ngushtë i Shqipërisë që prej rënies së komunizmit, ka ndjekur nga afër zhvillimet tona demokratike”, shkroi Tabaku në rrjetet sociale.
Sipas saj, raportet e OSBE/ODIHR, Transparency International, Freedom House dhe Departamentit Amerikan të Shtetit tregojnë qartë se zgjedhjet në vend po cenohen rëndë nga disa faktorë.
Tabaku renditi blerjen e votës dhe presionin mbi votuesit, keqpërdorimin e burimeve shtetërore, ndikimin e krimit të organizuar, manipulimin e listave zgjedhore dhe votimin familjar, polarizimin e medias dhe dezinformimin.
“Është koha që këto probleme serioze të adresohen me përgjegjësi dhe vendosmëri, për t’i kthyer qytetarëve besimin në demokraci”, përfundoi ajo.
Burimi ATSH