Votimi nga jashtë, përfundon shqyrtimi i kërkesave në PER: 245 975 të miratuara

Numri më i lartë i kërkesave të miratuara është nga Italia me 91 223, e ndjekur nga Greqi me 68 223, Gjermania me 25 499 si dhe nga SHBA me 20 653 e Britania e Madhe 17 227.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar shqyrtimin e kërkesave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për t’u regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER), proces i cili nisi më 11 janar dhe u mbyll më datë 4 mars.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ, 245 975 zgjedhësve u është miratuar kërkesa për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa 48 180 zgjedhëse (unikë) iu është refuzuar kërkesa, ndërsa numri i zgjedhësve (unikë) që bënë kërkesë për regjistrim ishte 294 155.

Në total ishin 365 166 kërkesa të bëra në PER, nga të cilat pas shqyrtimit, 119 139 kërkesa refuzuan.

Numrin më të lartë të kërkesave të miratuara e ka qarku i Tiranës me 52 425 shtetas shqiptarë të regjistruar në PER, i ndjekur nga qarku Fier me 32 559, më pas qarku Elbasanit me 25 196, qarku i Durrësit me 25 034 dhe qarku Korçë me 20 638 kërkesa të miratuara.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave të miratuara është nga Italia me 91 223, e ndjekur nga Greqi me 68 223, Gjermania me 25 499 si dhe nga SHBA me 20 653 e Britania e Madhe 17 227.

Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 212 982 kërkesa, ndërsa femrat janë 152 184.

Brenda datës 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë listën paraprake të këtyre zgjedhësve. Emrat e tyre do të hiqen më pas nga lista e votuesve në Shqipëri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hasani me ministrin francez për Evropën: Avancojmë objektivat e Komunitetit Politik Evropian në samitin e Tiranës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur sot ministrin francez të Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani me ministrin francez për Evropën: Avancojmë objektivat e Komunitetit Politik Evropian në samitin e Tiranës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur sot ministrin francez të Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad