
Zgjedhjet e 11 majit, SPAK fton qytetarët: Denonconi krimin zgjedhor
Prokuroria e Posaçme në rubrikën “Denonco krimin zgjedhor”, SPAK i kushton prioritet hetimit dhe goditjes së rasteve të krimit zgjedhor.

Kur na ndajnë edhe dy muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë krimet zgjedhor, përmes një platforme online.
Prokuroria e Posaçme në rubrikën “Denonco krimin zgjedhor”, SPAK i kushton prioritet hetimit dhe goditjes së rasteve të krimit zgjedhor.
Në këtë faqe të posaçme, shpjegohet se si kryhet kallëzimi online dhe së bashku me ftesën drejtuar qytetarëve, janë edhe udhëzimet konkrete.
Pasi klikon “Denonco krimin zgjedhor”, se pari duhen shkruar emri dhe mbiemri, numri i telefonit dhe qendra e banimit, të dhëna që nuk i mëson askush tjetër veç Prokurorisë së Posaçme. Në vijim duhet të klikosh nëse po denoncon një grup kriminal apo organizatë të përfshirë në krim zgjedhor dhe jo vetëm.
Në këtë skedë përfshihet edhe kategoria e zyrtarëve më të lartë që mund të denoncohen nëse dispononi të dhëna, dyshime dhe indicie duke nisur sipas kompetencave që ka SPAK.
Burimi ATSH