
KQZ: Publikohet lista paraprake e zgjedhësve nga jashtë
Kjo listë mund të konsultohet në www.kqz.gov.al, ose në aplikacionin KQZ në iOS ose Play Store.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se lista paraprake e zgjedhësve nga jashtë është publikuar.
Sipas KQZ kjo listë mund të konsultohet në www.kqz.gov.al, ose në aplikacionin KQZ në iOS ose Play Store.
“Vetëm ata zgjedhës nga jashtë, të cilëve u është pranuar kërkesa për t’u regjistruar nëpërmjet PER, janë në përbërje të kësaj liste”, thekson KQZ në një postim në rrjetet sociale.
KQZ sqaron se këta zgjedhës kanë mundësinë, nga data 9 deri më 10 mars 2025, të kërkojnë çregjistrimin nga lista e zgjedhësve nga jashtë, në rast se për arsye objektive gjykojnë se do të jenë në Republikën e Shqipërisë në ditën e zgjedhjeve më 11 Maj 2025.
Gjithashtu, KQZ shpjegon se duhet të ribëjnë edhe një herë kërkesën, ata zgjedhës që kanë ndryshuar vendqëndrim, pasi është miratuar kërkesa, duke saktësuar adresën e re së bashku me dokumentin provues të adresës.
ATSH