Banka Evropiane e Investimeve hap zyrë në Shqipëri

Yzeiraj: Lehtësi për thithjen e fondeve nga plani i rritjes i BE-së


Zv/ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Endrit Yzeiraj deklaroi sot se, Banka Evropiane e Investimeve do të hapë zyrë në Shqipëri.

Yzeiraj prezantoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, lidhur me hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri” në Komisionin për Çështjet Europiane.

Yzeiraj u shpreh se, “në bazë të marrëveshjes kuadër të 1998-ës BEI ka investuar ose ka dhënë hua për Republikën e Shqipërisë deri tani thuajse 458 milionë euro të fokusuar në projekte të ndryshme të bazuar kryesisht në energji, transport dhe infrastrukturë ujore dhe është bërë së fundmi edhe një nga mbështetësit kryesorë të zhvillimit të rrjetit tonë hekurudhor”.

“Kjo marrëveshje”, shtoi ai, “i jep të drejtën për hapjen e zyrës së BEI-t, një zyrë fizike të BEI-t në Republikën e Shqipërisë, duke i dhënë stafit që do të punojë në këtë zyrë të njëjtat mbrojtje, të njëjtat kuadër të trupit diplomatik që sot i akordohen edhe pjesëtarëve së zyrës së delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë”.

Ai theksoi se, kjo marrëveshje është një hap i jashtëzakonshëm në kuadër të procesit të integrimit.

“BEI dhe zyra e saj këtu do të jetë thellësisht e përfshirë edhe në menaxhimin e fondeve që lidhen me planin e ri të rritjes, për të ndjekur projektet, për të ndjekur plotësimin e afateve, kushteve të tyre dhe për të lehtësuar dhe për të krijuar kësisoj kushtet për thithjen e fondeve aq të nevojshme për Republikën e Shqipërisë”, tha Yzeiraj.

Zv.ministri u shpreh se, kjo marrëveshje është “një vulë e madhe besimi për procesin e integrimit ku Shqipëria tashmë është futur në mënyrë të vendosur dhe që synon ta përmbyllë në vitet në vijim”.

Yzeiraj u shpreh se, kjo marrëveshje nuk prek çështje të përafrimit me legjislacionin acqui të BE, por shtoi ai, “është një gur themeli i rëndësishëm në rrugëtimin drejt BE të Shqipërisë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shpejtësi e paprecedent në hapjen e kapitujve të negociatave me BE si asnjë vend i rajonit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste nënvizoi sot rëndësinë e një fitoreje të thellë në zgjedhjet e 11…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shpejtësi e paprecedent në hapjen e kapitujve të negociatave me BE si asnjë vend i rajonit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste nënvizoi sot rëndësinë e një fitoreje të thellë në zgjedhjet e 11…