Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Myftinia Elbasan shtron iftar

Nga 1 marsi besimtarët myslimanë kanë nisur Muajin e Shenjtë të Ramazanit me agjërimin, një nga shtyllat dhe detyrat madhore të besimit islam.


Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, u shtrua mbrëmjen e sotme në Elbasan një iftar nga Myftinia e Elbasanit dhe deputeti Florenc Spaho.

Të pranishëm në këtë iftar ishin gjithashtu edhe ministri i Pushtetit Lokal, Arbian Mazniku, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, deputetja e Kuvendit, Evis Kushi, Shkëlqim Hajdari, përfaqësues të komuniteteve fetare të qytetit, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe besimtarë të shumtë e agjërues të përkushtuar.

“Ky muaj i bekuar na fton të jemi më të afërt me njëri-tjetrin, të ndajmë mirësinë, dashurinë dhe bujarinë, siç na mëson feja dhe tradita jonë e pasur”, shkruan Myftinia Elbasan në një postim në rrjetet sociale.

“Sofra e Ramazanit nuk është vetëm ushqim për trupin, por mbi të gjitha një ushqim për shpirtin, një moment reflektimi, falënderimi dhe afrimi me Zotin dhe me njerëzit rreth nesh”, thuhet në postim.

“Zoti i pranoftë agjërimet dhe lutjet e të gjithë atyre që në këtë muaj shtrijnë dorën e mirëkuptimit dhe dashurisë!”, e përmbyll reagimin Myftinia Elbasan.

Nga 1 marsi besimtarët myslimanë kanë nisur Muajin e Shenjtë të Ramazanit me agjërimin, një nga shtyllat dhe detyrat madhore të besimit islam.

Muse-X çel siparin, Tirana kthehet në vendtakimin e industrisë muzikore, dialogut kulturor dhe bashkëpunimit rajonal

MUSE-X, ekspofestivali i parë i Muzikës dhe Arteve Kreative në Shqipëri dhe në Ballkan, çeli sot siparin në sheshin “Italia”…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Muse-X çel siparin, Tirana kthehet në vendtakimin e industrisë muzikore, dialogut kulturor dhe bashkëpunimit rajonal

MUSE-X, ekspofestivali i parë i Muzikës dhe Arteve Kreative në Shqipëri dhe në Ballkan, çeli sot siparin në sheshin “Italia”…