Peleshi: Ky do të jetë mandati i integrimit të Shqipërisë në BE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi e shpreh sot se, “fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, do të jetë mandati i integrimit të Shqipërisë në BE”.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi e shpreh sot se, “fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, do të jetë mandati i integrimit të Shqipërisë në BE”.

Duke marrë fjalën nga foltorja e Kuvendit, Peleshi tha se, “anëtarësimi në BE nuk do të jetë dhuratë vetëm për socialistët, por do të jetë dhuratë për të gjithë shqiptarët dhe është pjesë e rëndësishme e historisë që do të jenë pjesë të paktën edhe 250 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit që do të jenë krenarë për vendin e tyre kur të rreshtohet në krah të vendeve të BE”.

Ai vuri në dukje se Shqipëria nuk është ajo që ka qenë para 10 viteve.

“Sot Shqipëria është vizituar nga dhjetëra-milionë të huaj dhe ky është fakt pozitiv për vendin. Ekonomia është rritur 2,5 herë. PBB ka qenë 9 miliardë dhe sot është 25 miliardë euro, buxheti i shtetit është trefishuar në 10 vite dhe të gjitha këto bien ndesh me akuzat e opozitës se ky vend është vjedhur. Të ardhurat janë rritur dhe kjo do të thotë që ka ekonomi, biznese dhe këto tregues nuk përparojnë nëse nuk ka klimë biznesi, legjislacion dhe nëse nuk ka konsum, dhe këto dy gjëra bien në kontradiktë me atë që thotë opozita, dhe shqiptarët i shohin vetë realisht zhvillimet”, u shpreh Peleshi.

Ai u ndal në programin e PD, duke e cilësuar atë “program qesharak”, sepse siç tha ai, “të kapësh një shifër dhe të thuash do ta çoj pensionin 300, rrogën 1200 etj., nuk ka nevojë të kopjosh tjetrin, ju e keni të thjeshtë se kapni një shifër dhe nuk do të vijë rasti që ta provoni që nuk e bëni dot. Ne kur e themi, e kemi problem, se duhet ta mbajmë fjalën, jemi në qeverisje dhe do të qeverisim, ndaj nuk kemi nevojë t’ju kopjojmë edhe kur ju e hapni shifrën si t’ju vijë”.

Ai vlerësoi kontributin e opozitës në ndryshimet e Kodit Zgjedhor për votën e opozitës.

“Opozita ka dhënë kontribut duke iu bashkuar PS-së në ndryshimet në Kodin Zgjedhor që i hapi rrugë votës së diasporës. 250 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit do të votojnë nga shtëpitë e tyre, duke u bërë pjesë e një periudhe të rëndësishme të historisë së vendit, që është mundësia e përshpejtimit të procesit të integrimit që nuk njeh palë”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, Peleshi i kërkoi PD-së të bëjë një premtim për njohjen e fituesit në zgjedhjet e 11 majit.

“Në 11 maj ne do të jemi përsëri këtu dhe le t’i bëjmë një premtim njëri-tjetrit, sot nuk e dimë rezultatin por ama në 11 maj si dy palë politike, t’i urojmë fitoren fituesit. Ne e bëjmë dhe po premtuat dhe ju që e bëni, kjo do të jetë një arritje e madhe për këtë seancë dhe pas 11 majit”, theksoi Peleshi.

Gonxhja: 14.5 milionë euro investime në nxitjen e një ekosistemi inovativ biznesi

Ministri i MEKI: Objektivi ynë është që Shqipëria të jetë një qendër novatore e gjelbër

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 14.5 milionë euro investime në nxitjen e një ekosistemi inovativ biznesi

Ministri i MEKI: Objektivi ynë është që Shqipëria të jetë një qendër novatore e gjelbër