Rama: Zgjedhjet e 11 majit në kontekst të jashtëzakonshëm gjeopolitik

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se, për herë të parë është hapur një dritare që nuk ka qenë e hapur siç është sot në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se, për herë të parë është hapur një dritare që nuk ka qenë e hapur siç është sot në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në.

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama foli lidhur me procesin e përgatitjes së skuadrës së 11 majit.

Rama u shpreh se, kjo mbledhje është e pazakontë, pasi theksoi ai, “edhe vetë situata, edhe vetë rëndësia, edhe vetë konteksti i këtyre zgjedhjeve është shumë i pazakontë”.

“Besoj që është më rëndësi të veçantë që të gjithë ne që jemi këtu dhe e gjithë familja jonë e madhe politike të vetëdijësohet sa më shumë për rëndësinë e jashtëzakonshëm të këtyre zgjedhjeve në një kontekst të jashtëzakonshëm gjeopolitik”, tha Rama.

“Besoj se qysh se unë kam privilegjin të udhëheq këtë forcë politike dhe në të gjitha zgjedhjet e derisotme 9 të tilla në asnjë prej tyre pesha e gjeopolitikës nuk ka qenë e pranishme siç është në këto zgjedhje”, tha Rama.

Rama tha se, këto zgjedhje zhvillohen në një kontekst të dyfishtë të jashtëzakonshëm.

“Njëri është konteksti i marrëdhënieve tona me Bashkimin Evropian dhe i marrëdhënieve të Bashkimit Evropian me Shqipërinë dhe me Ballkanin Perëndimor dhe tjetri është konteksti i anëtarësimit ose i anëtarësisë sonë në aleancën euroatlantike dhe i sigurisë në tërësi”, tha Rama.

“Për të dyja këto arsye madhore”, theksoi Rama, “zgjedhjet e 11 majit nuk janë aspak të zakonshme dhe rezultati i 11 majit është më shumë sesa rezultat i partive politike apo në rastin tonë është më shumë sesa fitore e PS-së në vetvete”.

“Për ne si familje politike dhe për flamurin tonë ka qenë gjithmonë e rëndësisë së veçantë që të fitojmë zgjedhjet. Por në 11 maj rëndësia e fitores së zgjedhjeve dhe vetë rezultati i zgjedhjeve kanë një peshë mbi të ardhmen e afërt të vendit, shumë më të madhe sesa ç’kanë pasur në të gjitha zgjedhjet e mëparshme 9 herët me radhë”, u shpreh Rama.

“Për herë të parë qysh se unë jam në krye të PS-së dhe pastaj dhe në krye të qeverisë është hapur një dritare që nuk ka qenë e hapur siç është sot në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në. Për herë të parë dëshira jonë dhe ambicia shqiptare për t’u bërë pjesë me të drejta të plota e familjes evropiane përputhet me dëshirën dhe me ambicien e BE-së, për të përfshirë në familjen e vetë Shqipërinë si asnjëherë më parë”, theksoi Rama.

“Për të thënë e kanë thënë gjithmonë e ardhmja juaj është në BE, perspektiva juaj është e qartë, por asnjëherë yjet nuk janë përputhur si sot dhe asnjëherë konteksti gjeopolitik nuk ka qenë i favorshëm si sot për ne”, u shpreh Rama.

Mirëpo shtoi ai, “kjo nuk është një dritare e hapur përgjithmonë. Kjo është një dritare e hapur në këtë kontekst dhe ky nuk është një kontekst i pandryshueshëm por është një kontekst që mund të ndryshojë më herët sesa vonë dhe mundësia që marrëdhëniet tona me BE-në ose më saktë marrëdhëniet e BE-së me ne të kthehen përsëri në “businnes as usual” që i kemi bërë përparimet mbresëlënëse, por duhet të bëni akoma dhe që Komisioni Evropian t’i kërkojë Këshillit Evropian që të hapë dyer e tjera dhe ndërkohë aty të dalin një shtet dhe një shtet tjetër dhe të thonë prit njëherë se kemi ne ca vërejte dhe kjo punë nuk mund të bëhet, është një mundësi që nuk është përjashtuar”.

Përkundrazi, shtoi Rama, “sot për sot është e lënë mënjanë sepse interesi i Bashkimit Evropian, interesi i Evropës për t’u forcuar në të gjitha drejtimet dhe për të parë procesin e zgjerimit si një nga drejtimet e forcimit të vetë është më i madh sesa çdo gjë tjetër”.

Dhe këtu, theksoi kreu i qeverisë, “është dhe përputhja e rrethanave tona të brendshme me rrethanat e brendshme të BE-së. Dhe kjo është dritarja e hapur që Shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe ne nuk do të lejojmë që ta humbë si mundësi”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shpejtësi e paprecedent në hapjen e kapitujve të negociatave me BE si asnjë vend i rajonit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste nënvizoi sot rëndësinë e një fitoreje të thellë në zgjedhjet e 11…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shpejtësi e paprecedent në hapjen e kapitujve të negociatave me BE si asnjë vend i rajonit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste nënvizoi sot rëndësinë e një fitoreje të thellë në zgjedhjet e 11…