Vengu: Rritje e pagave mbi mesataren e NATO-s, negociata me 5 kompani për prodhim armësh

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha sot gjatë punimeve në Kuvend se investimi në kapitalin njerëzor do të vazhdojë dhe gjatë mandatit të katërt të qeverisë socialiste.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha sot gjatë punimeve në Kuvend se investimi në kapitalin njerëzor do të vazhdojë dhe gjatë mandatit të katërt të qeverisë socialiste.

Vengu tha se objektivi është paga mbi mesataren e vendeve të NATO-s.

“Do të vazhdojmë të investojmë në kapitalin njerëzor. Siç e dini, e morëm detyrën me ushtarakë pa uniforma që nuk arrinin dot të mbronin dinjitetin e tyre për efekt të rrogave të tyre, që ishin më të ulëtat në rajon, sot janë rrogat më të larta në rajon. Synimi është të shkojmë mbi mesataren e NATO-s. Do të vijmë shumë shpejt me propozime ligjore”, u shpreh Vengu.

Lidhur me prodhimin e armëve, Vengu tha se 21 kompani kanë shprehur interesin për të bashkëpunuar me kompaninë shtetërore për prodhimin e armëve.

Ministri deklaroi se, “për industrinë ushtarake, janë vendosur themelet rregullatore, me kompaninë shtetërore, që ka rigrupuar pesë asete dhe kemi marrë 21 shprehje interesi nga kompani ndërkombëtare për prodhim municionesh, artilerie, dronësh luftarakë, dhe po zhvillojmë negociata me pesë prej tyre dhe shumë shpejt do jemi në gjendje pranë komisionit të Sigurisë të japim një pasqyrë të qartë të të gjithë ecurisë së negociatave”.

Vengu tha se “VKM për rikthimin në shërbimin aktivë është në proces bashkërendimi më Këshillin e Ministrave dhe shumë shpejt do të miratohet. S’ka ditë që qendra e rekrutimit nuk merr kërkesa për rikthim qoftë të ish ushtarakëve, ish gardistëve, elementë të tjerë që kanë qenë të përfshirë në sigurinë kombëtarë që duan të angazhohen në FA. Kemi përparësi që ta miratojmë së shpejti”, tha Vengu.

Ministri informoi se, “komponenti rezervist po ashtu ka interes të lartë dhe ligji është miratuar, teksa aktet nënligjore, 5 prej tyre janë në bashkërendim, një paketë e plotë kjo që do të miratohet njëherazi në Këshillin e Ministrave.”

Gjithashtu vijoi ai, Statusi i Ushtarakut, kjo patjetër është një përparësi e direktivës së mbrojtjes 2025, ku synojmë të përforcojmë, që përfitojmë me statusin e ushtarakut dhe të lehtësojmë elementët logjistikë dhe financiarë që lidhen sidomos me trajtimin e personelit ushtarak që stërvitet dhe trajnohet jashtë.

Vengu tha se, “pr/ligji ka kaluar në konsultim publik me një seri përmirësimesh dhe po bashkërendohet gjithashtu me Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Financave për elementët financiarë”.

Gonxhja: 14.5 milionë euro investime në nxitjen e një ekosistemi inovativ biznesi

Ministri i MEKI: Objektivi ynë është që Shqipëria të jetë një qendër novatore e gjelbër

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 14.5 milionë euro investime në nxitjen e një ekosistemi inovativ biznesi

Ministri i MEKI: Objektivi ynë është që Shqipëria të jetë një qendër novatore e gjelbër