Zgjedhjet e 11 majit, miratohet përdorimi i kamerave regjistruese dhe monitorëve në VNV

Komisioni Rregullator në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve miratoi sot përdorimin e kamerave regjistruese dhe monitorëve në qendrat e numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.


Komisioni Rregullator në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve miratoi sot përdorimin e kamerave regjistruese dhe monitorëve në qendrat e numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Sipas njoftimit për medie, Komisioni Rregullator vendosi që në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025 të përdoren kamerat regjistruese dhe monitorët (ekranet), për regjistrimin dhe shfaqjen e fletëve të votimit, në çdo vend të numërimit të votave nga jashtë dhe brenda vendit.

Miratoi përdorimin e sistemit të transmetimit video në kohë reale të monitorimit të numërimit të votave nga jashtë dhe brenda vendit nga çdo vend i numërimit të votave, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Përdorimi i kamerave regjistruese e monitorëve (ekraneve), dhe sistemi i transmetimit video në kohë reale nga çdo vend i numërimit të votave nga jashtë dhe brenda vendit, në KQZ, do të bëhet në bazë të rregullave procedurale të miratuara me akt normativ nga Komisioni Rregullator.

Po ashtu, Komisioni Rregullator miratoi një ndryshim në vendimin nr. 10, datë 23.10.2024 të Komisionit Rregullator ”Për miratimin e rregullave për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve”, i ndryshuar”.

Vendimi i sotëm reflekton ndryshimin që bëri Kuvendi i Shqipërisë me miratimin e ligjit nr. 10/2025, për disa ndryshime dhe shtesa në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Një nga këto ndryshime prek pikën 8 të nenit 25 të Kodit Zgjedhor, e cila lidhet me paraqitjen e kërkesës në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve të zgjedhësve nga jashtë të cilët dëshirojnë të ankimojnë vendimin refuzues të KQZ për t’u bërë pjesë e listës së zgjedhësve nga jashtë. Kërkesa mund të paraqitet edhe online nëpërmjet një platforme elektronike të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kërkesa sipas kësaj pike përjashtohet nga taksa gjyqësore. Gjykata shqyrton dhe vendos për kërkesën, sipas kësaj pike, nëpërmjet kësaj platforme.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 14.5 milionë euro investime në nxitjen e një ekosistemi inovativ biznesi

Ministri i MEKI: Objektivi ynë është që Shqipëria të jetë një qendër novatore e gjelbër

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 14.5 milionë euro investime në nxitjen e një ekosistemi inovativ biznesi

Ministri i MEKI: Objektivi ynë është që Shqipëria të jetë një qendër novatore e gjelbër