Hapja e zyrës së BEI-t, Yzeiraj: Përshpejtim i realizimit të objektivave drejt BE-së

Ardhja e BEI-së tregon shëndetshmërinë e ekonomisë, tregon se përfaqësia e sheh Shqipërinë si një vend me potencial për zhvillimin e këtyre projekteve dhe është një shenjë e mirë për ekonominë e vendit


Zëvendësministri Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Endrit Yzeiraj deklaroi sot se vendosja e zyrës së Bankës Evropiane për Investim (BEI) ka një rol pozitiv për përshpejtimin e realizimit të objektivave që ka Shqipëria për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Duke prezantuar projektligjin në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Yzeiraj theksoi se BEI ka investuar në Shqipëri deri më sot 458 milionë euro.

“Është një sasi e konsiderueshme fondesh në projekte që kanë të bëjnë me infrastrukturën, infrastrukturën ujore, energjinë, si dhe investime të tjera në sektorin e arsimit”, tha ai.

Yzeiraj shtoi se BEI është edhe një nga kreditorët e rëndësishëm për projektet e rivitalizimit të hekurudhës në Shqipëri.

“BEI ndihmon me ngritjen e fondeve nga burime publike e private për të ndihmuar në projekte zhvillimore në BE apo vendeve pranë BE”, theksoi ai.

Në kuadër të procesit të integrimit, BEI është një nga institucionet përmes së cilit do të kalojnë një pjesë e paketave financiare, për të cilat Shqipëria mund të përfitojë.

“Në këtë kuadër BEI ka gjykuar se është e rëndësishme që të kenë edhe një prezencë fizike në Shqipëri”, tha Yzeiraj.

Deputetja e PS-së, Milva Ekonomi, relatorë e projektligjit, bëri të ditur se BEI është një institucion i rëndësishëm për shkak të investimeve që ka kryer në Shqipëri në projekte të transportit, ujit apo energjisë.

“Prezenca e BEI-së nxit ardhjen e investitorëve strategjikë. Ardhja e BEI-së tregon shëndetshmërinë e ekonomisë, tregon se përfaqësia e sheh Shqipërinë si një vend me potencial për zhvillimin e këtyre projekteve dhe është një shenjë e mirë për ekonominë e vendit”, tha ajo.

Komisioni i Ekonomisë e miratoi marrëveshjen.

Banka ofron edhe asistencë teknike dhe shërbime këshillimore për të ndihmuar përgatitjen, ekzekutimin dhe vlerësimin e projekteve.

Marrëveshja për hapjen e përfaqësisë së BEI-t në vendin tonë parashikon trajtimin e përfaqësuesve të BEI-t me të njëjtin kuadër ligjor si anëtarët e delegacionit të Bashkimit Evropian, në përputhje me parashikimet e Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike.

BEI synon që nëpërmjet hapjes së zyrës në Tiranë të forcojë prezencën e saj në Shqipëri, duke nisur së pari nga rritja e përfaqësimit të saj në Tiranë, në përpjekje për të diversifikuar edhe polet ekonomike e zhvillimore në Ballkanin Perëndimor, nisur kjo nga zhvillimet e vrullshme ekonomike në Shqipëri, perspektiva e zbatimit të Planit të Rritjes dhe nga rritja e kërkesës për burime financimi nga nivelet më të larta politike.

Lexo më shumë nga

Muse-X çel siparin, Tirana kthehet në vendtakimin e industrisë muzikore, dialogut kulturor dhe bashkëpunimit rajonal

MUSE-X, ekspofestivali i parë i Muzikës dhe Arteve Kreative në Shqipëri dhe në Ballkan, çeli sot siparin në sheshin “Italia”…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Muse-X çel siparin, Tirana kthehet në vendtakimin e industrisë muzikore, dialogut kulturor dhe bashkëpunimit rajonal

MUSE-X, ekspofestivali i parë i Muzikës dhe Arteve Kreative në Shqipëri dhe në Ballkan, çeli sot siparin në sheshin “Italia”…