
Kina ka vendosur një objektiv ambicioz për një rritje ekonomike në 5% edhe për vitin 2025
Kryeministri kinez Li Qiang ka mbajtur raportin e punës në emër të Këshillit të Shtetit në hapje të sesionit të tretë të Legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore në Pekin

Nga Prof. Dr. Petraq Milo
Kryeministri kinez Li Qiang ka mbajtur raportin e punës në emër të Këshillit të Shtetit në hapje të sesionit të tretë të Legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore në Pekin. Në raportin e punës qeveritare është paraqitur ecuria e vendit dhe arritjet në fusha të ndryshme gjatë vitit 2024 si dhe objektivat për vitin 2025. Në vitin 2024 paketa e politikave së bashku me masat e tjera pro-rritjes, ndihmuan në nxitjen e vrullit të fortë ekonomik. Produkti i Brendshëm Bruto në vitin 2024 arriti në 134,908.4 miliardë juanë, me një rritje në 5.0 përqind më shumë se një vit më parë. Kontributi i konsumit final në ritmin e rritjes së PBB-së ishte 2.2 përqind, ai i formimit të kapitalit bruto në 1.3 përqind dhe ai i eksporteve neto të mallrave dhe shërbimeve në 1.5 përqind. PBB-ja për frymë në vitin 2024 arriti në 95,749 juanë, ose 5.1 për qind më shumë se një vit më parë. Produktiviteti i përgjithshëm i punës arriti në 173,898 juanë për person, me një rritje në 4.9 për qind më shumë se një vit më parë. Të punësuarit rishtazi në zonat urbane u rritën me 12.56 milionë në vitin 2024, ose 0.12 milionë më shumë se ai i një viti më parë. Shkalla e papunësisë urbane e anketuar në fund të vitit ishte 5.1 për qind. Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën me 0.2 përqind krahasuar me një vit më pare, dhe çmimet e prodhimit për produktet industriale u ulën me 2.2 përqind.
Robot në parkun industrial Yi Zhuang / Foto nga Xinhua
Forcat e reja prodhuese cilësore u zhvilluan me një ritëm të qëndrueshëm. Në sektorin e industrisë, vlera e shtuar e prodhimit të pajisjeve u rrit me 7.7 përqind, e industrisë së prodhimit të teknologjisë së lartë u rrit me 8.9 për qind, e prodhimi të automjeteve me energji të re arriti në 13,168 milionë, ose një rritje me 38,7 përqind, e qelizave fotovoltaike arriti në 0.68 miliardë kilovat, me një rritje në 15.7 për qind; e robotëve të shërbimit me një rritje në 5.6 për qind; dhe ajo e pajisjeve të printimit 3D me një rritje në 11,3 për qind. Investimet në industritë e teknologjisë së lartë u rritën me 8.0 përqind krahasuar me një vit më pare, dhe investimet në transformimin teknologjik të prodhimit u rritën me 8.0 për qind. Shpenzimet për aktivitetet e kërkimit dhe zhvillimit R&D) arritën në 3,613.0 miliardë juanë në vitin 2024, me një rritje në 8.3 për qind më shumë se ajo e vitit 2023, duke përbërë 2.68 për qind të PBB-së.
Në vitin 2025 një përparim solid u arrit në zhvillimin e integruar të zonave urbane dhe rurale dhe zhvillimin e koordinuar rajonal. Në fund të vitit 2024, shkalla e urbanizimit të banorëve arriti në 67 përqind, 0,84 përqind më e lartë se ajo në fund të 2023. Sipas rajonit, në vitin 2024, produkti i brendshëm bruto në rajonin lindor ishte 70,235,6 miliardë juanë, një rritje prej 5,0 për qind krahasuar me vitin e kaluar; rajoni qendror në 28,715.6 miliardë juanë, me rritje prej 5.0 përqind; rajoni perëndimor, 28,735.0 miliardë juanë, me rritje prej 5.2 përqind; dhe rajoni verilindor, 6,345.1 miliardë juanë, me rritje prej 4.4 përqind. Në vitin 2024, të ardhurat e disponueshme për frymë në mbarë vendin arritën në 41,314 juanë, me një rritje prej 5.3 përqind krahasuar me atë të një viti më parë ose një rritje reale prej 5.1 përqind. Për sa i përket vendbanimit të përhershëm, të ardhurat e disponueshme për frymë të familjeve urbane ishin 54,188 juanë, me një rritje në 4.6 për qind më shumë se ajo e vitit 2023, ose një rritje reale prej 4.4 përqind. Të ardhurat e disponueshme për frymë të familjeve rurale ishin 23,119 juanë, me një rritje në 6.6 për qind më shumë se ajo e një viti më parë, ose 6.3 për qind në terma realë.
Treni me shpjetësi të lartë kaloi Urën Shi Zhuishan / Foto nga Xinhua
Transformimi i gjelbër dhe me karbon të ulët u promovua më tej. Sipas vlerësimeve paraprake, emetimet kombëtare të dioksidit të karbonit për 10,000 juanë vlerë të PBB-së në vitin 2024 ranë me 3.4 përqind krahasuar me atë të një viti më parë. Energjia elektrike e prodhuar nga energjia e pastër si hidrocentralet, energjia bërthamore, energjia e erës dhe energjia diellore arritën në 3,712.6 miliardë kilovat/orë, ose 16.4 përqind më shumë se një vit më parë. Në vitin 2024, sipërfaqja e mbjellë e drithit ishte 119.32 milionë hektarë, me një rritje prej 0.35 milionë hektarësh krahasuar me atë në vitin 2023. Prodhimi i përgjithshëm i drithit në vitin 2024 ishte 706.50 milionë tonë, me një rritje prej 11.09 milionë tonë krahasuar me vitin e kaluar. Investimi total në asetet fikse në vitin 2024 ishte 52,091.6 miliardë juanë, me një rritje në 3.1 përqind më shumë se një vit më parë. Investimi në asete fikse ishte 51,437.4 miliardë juanë, me rritje prej 3.2 përqind, ndër të cilat investimet në blerjen e pajisjeve dhe instrumenteve u rritën me 15.7 përqind. Vlera totale e importeve dhe eksporteve të mallrave në vitin 2024 arriti në 43,846.8 miliardë juanë, ose me një rritje në 5.0 për qind më shumë se ajo e një viti më parë. Nga ky total, vlera e mallrave të eksportuara ishte 25,454.5 miliardë juanë, me një rritje prej 7.1 për qind; vlera e mallrave të importuara ishte 18,392.3 miliardë juanë, me një rritje prej 2.3 për qind. Suficiti i tregtisë së mallrave arriti në 7,062.3 miliardë juanë.
Në vazhdim të arritjeve në zhvillimin e vendit objektivi për vitin 2025 do të jetë thellimi i reformave për të promovuar rritje ekonomike të qëndrueshme. Prioritetet strategjike për këtë vit do të jenë: rritja e kërkesës së brendshme; inovacioni teknologjik dhe sistemet moderne industrial; zgjerimi i hapjes së nivelit të lartë; parandalimi i rrezikut në fushat kryesisht ato financiare; promovimi i urbanizimit dhe rigjallërimi rural; forcimi i strategjive të zhvillimit rajonal; përshpejtimi i tranzicionit të gjelbër; rritja e cilësisë së jetesës dhe stabilitetit social, me objektivin që mirëqenia publike të ketë përparësi për të përmirësuar cilësinë e jetës. Kina njoftoi të mërkurën synimin për të arritur edhe në vitin 2025 një normë reale të rritjes ekonomike në 5 përqind. Raporti përshkruan gjithashtu një sërë synimesh të tjera kyçe të zhvillimit për vitin 2025, duke përfshirë një normë të anketuar të papunësisë urbane prej rreth 5.5 përqind, në mbi 12 milionë vende të reja pune urbane dhe një rritje rreth 2 përqind në indeksin e çmimeve të konsumit. Zhvillimi me cilësi të lartë është një objektiv kryesor në agjendën e qeverisë së këtij viti, me prioritetet nga stimulimi i kërkesës së brendshme deri te zhvillimi i forcave të reja prodhuese cilësore.
Si u theksuar edhe në Konferencën Qendrore Ekonomike të Punës, të mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar rritja e konsumit mbetet një fjalë kyçe. Kina ka arritur në fazën e zhvillimit ku kërkesa e brendshme duhet të përbëjë pjesën më të madhe të kërkesës agregate. Kërkesa e brendshme do të jetë motori dhe spiranca kryesore e rritjes ekonomike, thuhet në raport. Kina do të zbatojë me vendosmëri strategjinë e zgjerimit të kërkesës së brendshme, do të forcojë ekonominë vendase, do të nxisë zgjerimin e saj dhe do të zgjerojë bashkëpunimin ndërkombëtar përmes hapjes së mëtejshme. Për të përmbushur objektivin, Kina do të emetojë një total prej 1.3 trilion juanë (rreth 182 miliardë dollarë) bono thesari të posaçme afatgjata në 2025, 300 miliardë juanë më shumë se vitin e kaluar për të mbështetur programet e konsumit dhe do të caktojë 735 miliardë juanë në buxhetin e qeverisë qendrore për investime në 2025. Kina do të marrë masa për të zhvilluar forcat e reja prodhuese cilësore në përputhje me kushtet vendore. Kina do të synojë të nxisë industritë në zhvillim dhe ato që i përkasin së ardhmes sipas raportit të punës së qeverisë. Këto industri përfshijnë fluturimet hapësinore, ekonominë e lartësisë së ulët, biomanifakturën, informatikën kuantike, dhe teknologjitë 6G. Kina do të përshpejtojë gjithashtu transformimin digjital të industrive tradicionale dhe të kombinojë teknologjitë digjitale, duke përfshirë inteligjencën artificiale, në rritjen e prodhimit të manifakturës. Kina do të nxisë më tej nismën e “inteligjencës artificiale plus”. Kryeministri Li shtoi se do të vazhdojë maksimalizimi i shpërndarjes së fuqisë kompjuterike, për të krijuar grupime të industrisë digjitale në gjendje për të qenë konkurruese në shkallë globale.
Raporti përshkruante se Kina do të adoptojë një politikë fiskale më proaktive e kombinuar me një politikë monetare më akomoduese. Niveli i deficitit ndaj PBB-së për vitin 2025 është vendosur në rreth 4 përqind, një rritje prej një pikë përqindjeje krahasuar me vitin e kaluar. Volumi dhe efikasiteti në përdorimin e shpenzimeve fiskale do të luajnë një rol dukshëm më të fortë për të nxitur zhvillimin ekonomik cilësor. Raporti theksoi angazhimet e Kinës për zgjerimin e hapjes me standarde më të larta, stabilizimin e tregtisë dhe investimeve të jashtme dhe nxitjen e një mjedisi të biznesit. Raporti ka theksuar se vendi do të insistojë në zhvillimin e nxitur nga inovacioni, duke u zotuar të avancojë vetëbesimin tek teknologjia, të përshpejtojë projektet e mëdha shkencore dhe të ndërtojë një mjedis të shëndetshëm për inovacion.
Burimi: CGTN