Muzhaqi: Ndryshimet në ligjin për rininë synojnë përafrim të rregulloreve me BE-në

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi paraqiti sot në Komisionin për Çështjet Europiane disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për rininë, që synojnë përafrim të rregulloreve me Bashkimin Evropian.


Përcaktimet ligjore për qendra rinore synojnë standarde të qarta dhe të mirëpërcaktuara. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi paraqiti sot në Komisionin për Çështjet Europiane disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për rininë, që synojnë përafrim të rregulloreve me Bashkimin Evropian.

“Dy nga pikat e rëndësishme që lidhen në mënyrë të posaçme me BE-në, janë standardet për qendrat rinore që nuk i kemi pasur më herët dhe ky ligj synon të ketë standarde të qarta dhe të mirëpërcaktuara për këto qendra. Specifikat teknike, por edhe ato në nivel kapaciteti për ata punonjës që janë të angazhuar në këto qendra dhe pika e dytë është pjesa e punonjësve rinore. Ne nuk kemi një parashikim të posaçëm për punonjësit, kjo është arsyeja pse kërkojmë të parashikojmë një njohje të akreditimeve të atyre që quhen punonjës rinorë dhe pjesa tjetër është krijimi i një metodologjie dhe trajnimin e punonjësve rinore që të kemi disa aftësi dhe kapacitete të veçanta që afrohen me rolin dhe angazhimin e tyre”, tha Muzhaqi.

Ministrja Muzhaqi u shpreh njëherësh se këto shtesa dhe ndryshime në ligjin për rininë, synojnë që të njihet edhe komponenti i eksperiencës dhe njohurive, por që mbetet të përcaktohen kriteret me ndihmën e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësimit që do të përgatisin një modul të veçantë të trajnimit të punonjësve rinorë.

“Ky ligj synon të ndryshojë nivelin e vendimmarrjes dhe përfshirjes së të rinjve. Ne kemi 61 këshilla vendorë rinor në nivel bashkie dhe një Këshill Kombëtar Rinor. Kemi kuptuar që ka nevojë për përfshije më të madhe të grupeve të margjinalizuara, por edhe të grupeve me aftësi të kufizuara. Kemi vendosur një kuotë specifike që t’i kemi të angazhuar në vendimmarrje në nivel lokal dhe qendror për këta të rinj”, u shpreh Muzhaqi.

“Pika tjetër e rëndësishme në Këshillat Vendorë Rinorë është financimi. Ne shpesh kem pasur të rinj që i kanë pasur mundësitë që të ndjekin takimet dhe të bëhen pjesë e aktiviteteve, tashmë parashikojmë dhe një financim të vogël për sa i përket angazhimit të të rinjve në këto këshilla. E kemi pasur nga bashkia deri tani, por me anë të këtij ligji propozojmë që të bëhet me bashkëkryesim edhe kryetari i bashkisë, por edhe një i ri që kryeson mbledhjen”, vijoi ajo.

Sipas Muzhaqit, “një pikë tjetër është mbështetja e të rinjve, tre programe të reja për fuqizimin e të rinjve. Një është programi i praktikave të punës, ku 600 të rinj do të bëhen pjesë e këtyre praktikave çdo vit dhe kush rezulton i suksesshëm, 200 prej tyre do të punësohen në administratën publike. Talentet është programi tjetër, për fëmijët që fitojnë kompeticione të ndryshme dhe duan të përfaqësohen në nivel ndërkombëtar. Ne do të ofrojmë një mbulim të kostos së transportit për pjesëmarrje në kompeticione ndërkombëtare. E treta është programi i nismave komunitare ku katër të rinj mund të bëhen bashkë dhe të shkruajnë një projekt dhe të marrin një financim për të sjellë një ndryshim në qytetin e tyre, një bibliotekë, një kopsht, një lulishte etj”, vijoi Muzhaqi.

Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdërim Krashi u shpreh se ky projektligji synon përmirësime të mëtejshme. “Ndryshimet ligjore që propozohen mbështesin reformat e ndërmarra për rininë në të gjitha aspektet për të dhënë mekanizma shtesë për rritjen dhe promovimin e aktivitete të rinisë”, tha ai.

Projektligji u hodh në votim dhe u miratua me shumicë votash.

Muse-X çel siparin, Tirana kthehet në vendtakimin e industrisë muzikore, dialogut kulturor dhe bashkëpunimit rajonal

MUSE-X, ekspofestivali i parë i Muzikës dhe Arteve Kreative në Shqipëri dhe në Ballkan, çeli sot siparin në sheshin “Italia”…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Muse-X çel siparin, Tirana kthehet në vendtakimin e industrisë muzikore, dialogut kulturor dhe bashkëpunimit rajonal

MUSE-X, ekspofestivali i parë i Muzikës dhe Arteve Kreative në Shqipëri dhe në Ballkan, çeli sot siparin në sheshin “Italia”…