PE hap zyrë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Rama: Shqipëria pikë referimi, së shpejti vend anëtar i BE-së

Parlamenti Europian do të hapë në Tiranë një zyrë e cila do të shërbejë si një pikë kyçe kontakti mes PE-së dhe parlamenteve kombëtare, shoqërisë civile dhe gjithë partnerëve lokalë në gjithë Ballkanin Perëndimor.


Parlamenti Europian do të hapë në Tiranë një zyrë e cila do të shërbejë si një pikë kyçe kontakti mes PE-së dhe parlamenteve kombëtare, shoqërisë civile dhe gjithë partnerëve lokalë në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, përmes një komunikimi live në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy”.

Kryeministri theksoi se me hapjen e kësaj zyre në Shqipëri PE konfirmon një strategji më të gjerë të BE-së dhe nga ana tjetër përcakton pa diskutim Shqipërinë si një pikë referimi jashtë perimetrit të BE-së dhe si vendin që së shpejti do të jetë anëtar i BE-së.

“PE të vendos të hapë zyrën e tij në një narkoshtet? Si ka mundësi?”, u shpreh Rama, duke ironizuar akuzat e opozitës.

Kryeministri informoi se PE ka tre zyra aktualisht: një në Nju Jork për marrëdhëniet me Kombet e Bashkuara, një në Xhakarta për marrëdhëniet me Azinë Juglindore dhe një në Addis Ababa për marrëdhëniet me Bashkimin Afrikan.

“Sot Shqipëria dhe Tirana bëhen vendi mikpritës i zyrës së re të PE-së. Një zyrë tjetër PE me gjasë do të hapë edhe në Moldavi për të mbuluar pjesën në kufi me Rusinë”, shtoi Rama.

Kryeministri e cilësoi këtë vendim një vlerësim të jashtëzakonshëm dhe një moment tjetër shumë të mirë për pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Muse-X çel siparin, Tirana kthehet në vendtakimin e industrisë muzikore, dialogut kulturor dhe bashkëpunimit rajonal

MUSE-X, ekspofestivali i parë i Muzikës dhe Arteve Kreative në Shqipëri dhe në Ballkan, çeli sot siparin në sheshin “Italia”…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Muse-X çel siparin, Tirana kthehet në vendtakimin e industrisë muzikore, dialogut kulturor dhe bashkëpunimit rajonal

MUSE-X, ekspofestivali i parë i Muzikës dhe Arteve Kreative në Shqipëri dhe në Ballkan, çeli sot siparin në sheshin “Italia”…