Rama: Konkurs ndërkombëtar për krijimin e një parku të madh besimi në kryeqytet

“Do të lançojmë një tjetër konkurs të madh ndërkombëtar për një park të madh të besimit, të cilin e kemi konceptuar së bashku me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Mohamed bin Zayed Al Nahyan”.


“Do të lançojmë një tjetër konkurs të madh ndërkombëtar për një park të madh të besimit, të cilin e kemi konceptuar së bashku me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Mohamed bin Zayed Al Nahyan”.

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama në aktivitetin “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”.

“Parku i madh i besimit është një ide që është tanimë e kahershme , por i ka ardhur koha për t’u realizuar. Falë bashkëpunimit me Presidentin dhe qeverinë e Emirateve të Bashkuara, ne do ta nisim me këtë konkurs. Kemi përcaktuar edhe territorin, i cili do të jetë diku në periferi të kryeqytetit, një park i madh që do të jetë një hapësirë për të gjithë besimtarë ose jo besimtarë dhe që do të referojë përmes natyrës, luleve, bimëve, pemëve, frutave ato që janë burimet e besimeve të ndryshme”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “do të jetë një park ku vizitorët do të gjejnë të gjitha bimët, lulet, frutat apo perimet që përmenden në librat e shenjtë dhe aty do të mund të shohin se sa shumë janë gjërat që tregojnë se në fund të ditës mund t’i vëmë Zotit emra të ndryshëm, mund të zgjedhim të besojmë apo të mos besojmë në një Zot të caktuar me një emër të caktuar, por jemi të gjithë fëmijë në një univers dhe të gjitha çfarë na ndajnë mes veti janë prodhimi ynë dhe nuk janë zgjedhje apo aq më pak një ndëshkim që na vjen nga lart apo që na vjen nga natyra”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kuvendi në seancë plenare shqyrton “Paketën e Maleve”

Kuvendi do të diskutojë në seancë plenare edhe mbi një sërë nismash të tjera ligjore apo marrëveshjesh me institucione ndërkombëtare.

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kuvendi në seancë plenare shqyrton “Paketën e Maleve”

Kuvendi do të diskutojë në seancë plenare edhe mbi një sërë nismash të tjera ligjore apo marrëveshjesh me institucione ndërkombëtare.