Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike që përmban disa propozime me qëllim përmirësimin e klimës së sipërmarrjes.


Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike që përmban disa propozime me qëllim përmirësimin e klimës së sipërmarrjes, mbështetjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare.

Ky propozim u drejtohet partive politike, në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, me ftesën që ta bëjnë pjesë të rëndësishme të programeve të tyre politike.

Duke qenë se Shqipëria është në një moment të rëndësishëm të zhvillimit të saj ekonomik dhe social, është e domosdoshme që partitë politike të angazhohen për të krijuar një platformë të qëndrueshme për mbështetje dhe zhvillim të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, veçanërisht për ata që përbëjnë bazën e ekonomisë shqiptare, si ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Dokumenti është hartuar nga ekspertët e të gjitha shoqatave dhe u prezantua për mediat ditën e sotme nga kryetari i DHTIT-së, Nikolin Jaka.

“Platforma synon të jetë një bazë e fortë për programin ekonomik të çdo partie politike. Propozimi ynë nën moton: për një ekonomi më të fortë, për një Shqipëri më të begatë, adreson sfidat dhe nevojat e sipërmarrjes në sektorët kyç të ekonomisë dhe ka për qëllim krijimin e mundësive të reja për zhvillim dhe rritje. Në prag të zgjedhjeve parlamentare, urojmë dhe nxisin që fushata elektorale dhe partitë politike të ofrojnë vizione të qarta dhe zgjidhje konkrete për këto sfida, duke ofruar mundësi të barabarta për të gjitha kategoritë e bizneseve”, tha kryetari i DHTIT-së, Jaka.

DHTIT dhe shoqatat e biznesit kërkojnë që partitë politike të ofrojnë alternativa të qarta dhe të qëndrueshme për zgjidhjen e problemeve që lidhen me pasojat e rritjes së çmimeve të lëndëve të para dhe ndihmëse apo kokurrueshmërinë, duke ofruar mundësi të barabarta për të gjitha kategoritë e bizneseve.

Burimi ATSH

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…