Komisionerja Kos me krerët e institucioneve të pavarura të drejtësisë: Mbështetje e vendosur nga BE

Në takim me komisioneren Kos ishin kreu i SPAK, Altin Dumani, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, si dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Ilir Rusi.

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, në kuadër të vizitës së saj në Tiranë, zhvilloi sot një takim me drejtues të institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Në takim me komisioneren Kos ishin kreu i SPAK, Altin Dumani, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, si dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Ilir Rusi.

Në një postim në rrjetet sociale, Kos vlerësoi takimin me drejtuesit e institucioneve të pavarura të drejtësisë, të cilat sipas saj, “mundësojnë një Shqipëri dhe Evropë të qetë dhe të sigurt”.

“Përgëzova angazhimin e tyre për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe shpreha mbështetjen e vendosur të BE-së për rolin e tyre dhe metodat e punës, veçanërisht për SPAK-un”, u shpreh ajo.

Komisionerja Kos nënvizoi se “është e rëndësishme të angazhohemi në ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe funksional, por edhe të rrënjosim më shumë respektin për shtetin e së drejtës”.

Marrë nga ATSH

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia