Rama me komisioneren Kos: Ambicia jonë, shqiptarët të marrin pasaportën e BE-së brenda kësaj dekade

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, ambicia është që shqiptarët të marrin pasaportën e BE-së brenda kësaj dekade.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, ambicia është që shqiptarët të marrin pasaportën e BE-së brenda kësaj dekade.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisioneren për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos në Kryeministri, Rama u shpreh se, Shqipëria është shumë e vendosur që ta përmbushë me sukses objektivin shumë ambicioz të përfundimit të negociatave brenda 2027-ës.

“Ne në rajon e kemi pritur me entuziazëm zgjedhjen tuaj sepse ju jeni edhe e BE-së, por edhe e jona, duke qenë nga një vend i rajonit, i cili ka shkëlqyer në rrugën e vet dhe sot është një anëtar krenar i BE-së, Sllovenia. Dhe sidoqoftë duke pasur gjakun më pranë nesh sesa pranë Brukselit shpresoj dhe jam i bindur në fakt, megjithëse ju s’do e thoni këtë më vjen jashtëzakonisht mirë që takohemi në një moment kur ne kemi arsye të jemi krenarë për çfarë kemi bërë, ju keni arsye për të na mbështetur pa rezervë, por dua ta theksoj, ne nuk e marrim mbështetjen tuaj si diçka të dhënë një herë e mirë, por si diçka që duhet fituar çdo ditë”, u shpreh Rama.

“Është mbështetja e një institucioni të madh dhe të shumë kërkues siç është BE-ja, të cilën ne jemi të vetëdijshëm që duhet ta meritojmë çdo ditë sepse ne duam të bëhemi pjesë e familjes së bashkuar evropiane”, vijoi Rama.

“Ne e dimë që nuk ka asnjë alternativë tjetër. Pikërisht sepse nuk ka alternativë tjetër të lirisë individuale. Nuk ka alternativë tjetër të barazisë para ligjit, nuk ka alternativë tjetër të bashkëjetesës në diversitet dhe të standardeve evropiane të kësaj bashkëjetese”, theksoi ai.

Kryeministri u shpreh se me Komisioneren folën edhe për të shkuarën, e cila, theksoi Rama “ne na ka mësuar në mënyrën më brutale që pse rruga e vetme e jona është rruga e BE-së”.

Nga ana tjetër, shtoi Rama, “ne jemi shumë të vendosur që ta përmbushim me sukses objektivin shumë ambicioz të përfundimit të negociatave brenda 2027-ës dhe ambicia ime ambicia jonë është që shqiptarët të marrin pasaportën e BE-së brenda kësaj dekade dhe të mundet që kur ulen në aeroportet e Evropës të hyjnë nga ai korridori me atë konstelacionin e yjeve dhe jo nga ai korridori tjetër ku shkruan “të tjerët. Kjo është shumë e rëndësishme për ne se na iku jeta tek të tjerët, me shekuj”.

“Parlamenti i Shqipërisë ka në tryezë sot marrëveshjet financiare për Planin e Rritjes që i hapin rrugë edhe fillimit të financimit të fondeve që janë rreth 1 miliardë euro të dedikuara për Shqipërinë. Kështu që e dashur Marta ne duam lekët tona”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…