Komisionerja Kos dhe Muzhaqi në shkollën “Dhaskal Todri”: Mbështetje Shqipërisë për të përfituar nga programet e BE-së

“Supershkollat” është një program rajonal shkëmbimi i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).


Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, ndalesën e saj të fundit gjatë ditës së sotme në Elbasan, e ka kryer në shkollën e mesme “Dhaskal Todri”, ku së bashku me ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, takuan nxënës nga Shqipëria dhe Serbia të cilët marrin pjesë në programin “Supershkollat” të Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO).

Kjo nismë rajonale e financuar nga BE-ja dhe Gjermania nxit dialogun, pajtimin dhe shkëmbimin kulturor midis të rinjve në Ballkanin Perëndimor, duke ndihmuar për kapërcimin e paragjykimeve, ndërtimin e urave mes komuniteteve dhe promovimin e një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

Komisionerja Kos tha se: “vizita e sotme ka përforcuar besimin tim te ndikimi i thellë i mbështetjes së BE-së në Shqipëri. Fola me gra që po rindërtojnë jetën e tyre nëpërmjet aftësive të reja dhe punësimit, si dhe me të mbijetuarat e dhunës në familje që gjejnë forcë përmes mbështetjes. Pata diskutime të gjalla me mësues dhe nxënës të shkollave të mesme nga Shqipëria dhe Serbia, të cilët po kapërcejnë barrierat nëpërmjet shkëmbimit kulturor. Kjo është një dëshmi se si komunitetet vendase mund të fuqizojnë njëri-tjetrin për të krijuar mjedise më të sigurta dhe më të mira për të gjithë brezat, si dhe për të qenë aktorë të pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”.

Ajo përsëriti se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në mënyrë që të përfitojnë nga programet e BE-së dhe të përjetojnë avantazhet e procesit të anëtarësimit, edhe para anëtarësimit zyrtar në BE.

“Sot më shumë se kurrë, BE-ja është e angazhuar të mbështesë Shqipërinë për të përshpejtuar rrugën e saj të integrimit në BE dhe për t’u bashkuar me familjen e BE-së. Ne do të vazhdojmë të nxisim modernizimin e shoqërisë shqiptare, duke punuar së bashku me pushtetin qendror, bashkitë dhe qytetarët drejt një të ardhmeje më të begatë, të barabartë dhe paqësore”, deklaroi ajo.

“Supershkollat” është një program rajonal shkëmbimi i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).

Programi lidh shkollat e mesme nga Ballkani Perëndimor, duke promovuar ndërtimin e paqes, pajtimin dhe mirëkuptimin ndërkulturor. Me 4.5 milionë euro nga BE-ja dhe 1 milionë euro nga Gjermania, projekti inkurajon të rinjtë të përfshihen në dialogun ndërkufitar, duke nxitur mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë për një të ardhme të përbashkët.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë me standardet evropiane

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot, disa komenteve në platformat sociale, në rubrikën “Sy m’sy”.

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë me standardet evropiane

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot, disa komenteve në platformat sociale, në rubrikën “Sy m’sy”.