
Koçiu apel për dhurimin e gjakut: Një gjest i vogël, një jetë e shpëtuar
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka bërë një apel për dhurimin e gjakut, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit për pacientët që kanë nevojë për këtë dhuratë jetësore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka bërë një apel për dhurimin e gjakut, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit për pacientët që kanë nevojë për këtë dhuratë jetësore.
Sipas ministres, njësia lëvizëse e dhurimit të gjakut ka ndaluar këtë javë në Fier, Himarë, Memaliaj dhe Tropojë, ku qytetarët treguan zemërgjerësi dhe mbështetje për dhjetëra pacientë.
“Njësia lëvizëse e dhurimit të gjakut këtë javë ndaloi në Fier, Himarë, Memaliaj dhe Tropojë, ku solidariteti dhe zemërgjerësia e qytetarëve u kthyen në shpresë për dhjetëra pacientë që kanë nevojë për këtë dhuratë jetësore”, shkruan Koçiu në rrjetet sociale .
Nga e hëna, kjo nismë do të vijojë në Dropull, Konispol dhe Finiq, duke i dhënë mundësinë më shumë qytetarëve të kontribuojnë në shpëtimin e jetëve.
“Një dhurim i vogël, një jetë e shpëtuar! Bëhuni drita e shpresës për ata që kanë më shumë nevojë,” apeloi ministrja Koçiu.
Burimi ATSH