
Tragjedia në Koçan, Spiropali: Jam pranë familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur
Një zjarr në një klub nate i shkaktuar nga mjetet piroteknike në qytetin e vogël të Koçanit të Maqedonisë së Veriut shkaktoi së paku 50 viktima si dhe dhjetëra të lënduar.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali shprehu sot ngushëllimet për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë e një zjarri në një klub nate humbën jetën të paktën 50 persona, si dhe u lënduan shumë të tjerë.
“Pikëllues lajmi mbi tragjedinë e tmerrshme në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku humbën jetën disa dhjetëra vajza e djem. Në këtë të diel të trishtuar, jam pranë familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, u shpreh Spiropali në mesazhin e ngushëllimit.
“Forcë e kurajë popullit dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut në përballimin e kësaj fatkeqësie të madhe”, u shpreh ajo.
Një zjarr në një klub nate i shkaktuar nga mjetet piroteknike në qytetin e vogël të Koçanit të Maqedonisë së Veriut shkaktoi së paku 50 viktima si dhe dhjetëra të lënduar. Fatkeqësia ndodhi në Koçan, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit Shkup, ndërsa një grup i njohur vendas po performonte në klubin e natës.
Po ashtu raportohet edhe për një numër të madh të personave të plagosur duke tejkaluar kapacitetin e spitalit të qytetit, gjë që ka bërë që shumë prej të lënduarve të dërgohen në kryeqytet, Shkup.
Burimi ATSH