Tragjedia në MV, Begaj: I tronditur nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve

Së paku 50 persona kanë humbur jetën në një zjarr në një klub nate të shkaktuar nga mjetet piroteknike në qytetin e vogël të Koçanit të Maqedonisë së Veriut.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu sot tronditjen nga tragjedia e ndodhur nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj shprehu ngushëllimet e sinqerta për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut.

“Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit”, u shpreh Presidenti Begaj.

Së paku 50 persona kanë humbur jetën në një zjarr në një klub nate të shkaktuar nga mjetet piroteknike në qytetin e vogël të Koçanit të Maqedonisë së Veriut. Fatkeqësia ndodhi në Koçan, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit Shkup, ndërsa një grup i njohur vendas po performonte në klubin e natës.

Ka pasur edhe një numër të madh të personave të plagosur duke tejkaluar kapacitetin e spitalit të qytetit, duke bërë që shumë prej të lënduarve të dërgohen në kryeqytet, Shkup.

Burimi ATSH

Tragjedia në Koçan, Spiropali: Jam pranë familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur

Një zjarr në një klub nate i shkaktuar nga mjetet piroteknike në qytetin e vogël të Koçanit të Maqedonisë së…

Global 360

Mbyllet Zëri i Amerikës

Biberaj: Kapitull i trishtuar në historinë e angazhimit të SHBA me botën

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Tragjedia në Koçan, Spiropali: Jam pranë familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur

Një zjarr në një klub nate i shkaktuar nga mjetet piroteknike në qytetin e vogël të Koçanit të Maqedonisë së…