Kompanitë franceze, interes për investime në Shqipëri

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me ambasadën franceze në Shqipëri, organizuan forumin e biznesit Shqipëri-Francë,l


Kompanitë franceze shprehin interes për bashkëpunime në Shqipëri, ndërsa investimet franceze kanë njohur rritje përgjatë viteve të fundit, duke e renditur Francën në vendin e 7-të të kontribuesve të Investimeve të Huaja Direkte në Shqipëri.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me ambasadën franceze në Shqipëri, organizuan forumin e biznesit Shqipëri-Francë, me pjesëmarrjen e një delegacioni të rëndësishëm nga MEDEF International, kryesuar nga Christophe Petit.

Paneli i diskutimit mblodhi figura kyçe të ekonomisë shqiptare, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.

Catherine Suard, ambasadore e Francës në Shqipëri, prezantoi delegacionin francez dhe shprehu gatishmërinë e palëve për bashkëpunim sa më frytdhënës.

Gjatë forumit u prezantuan potencialet e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe roli i Shqipërisë si një destinacion atraktiv për investime, ku delegacioni pati mundësinë e drejtimit të pyetjeve konkrete për panelistët.

Në vijim, u zhvilluan takime B2B mes bizneseve shqiptare dhe franceze, duke hapur rrugën e partneriteteve dhe mundësive të reja.

Burimi ATSH

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…