
Kryeministri Rama vlerësoi punën e deritanishme dhe theksoi se projektet do të vazhdojnë me rrugë të reja
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se zgjodhi Shkodrën për të nisur betejën, siç e cilësoi ai, për të shembur diktaturën e dytë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se zgjodhi Shkodrën për të nisur betejën, siç e cilësoi ai, për të shembur diktaturën e dytë.
Në prezantimin e kandidatëve të PD-së që garojnë në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Berisha tha se “Shkodra ka qenë dhe mbetet në histori qyteti i pikënisjes së epokave për kombin shqiptar. Këtu në Shkodër nisi epoka e demokracisë dhe shembja e diktaturës komuniste ndaj dhe unë zgjodha Shkodrën për të nisur betejën për shembjen e diktaturës së dytë dhe ndërtimin kësaj here të Shkodrës madhështore, të Shqipërisë madhështore”.
“Ne jemi në prag të një fushate elektorale që do shënohet në historinë ndoshta fushata më e rëndësishme zgjedhore e 34 viteve të fundit. Sepse në këtë fushatë ne nuk kemi kundër një parti politike, ne kemi kundër një organizatë të tmerrshme kriminale që ka pushtuar Shqipërinë në 12 vite dhe që duhet rilindje”, theksoi Berisha.
Burimi ATSH