Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Kurti: Hap i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë të cilat sot kanë nënshkruar deklaratën trelaterale për aleancë ushtarake.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë të cilat sot kanë nënshkruar deklaratën trelaterale për aleancë ushtarake.

Kurti e ka cilësuar deklaratën trelaterale si hap jashtëzakonisht të rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon

“Hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon, përmes mbrojtjes, bashkëpunimit dhe bashkërendimit të vendeve tona paqedashëse, me deklaratën trepalëshe për aleancë ushtarake të nënshkruar sot në Tiranë ndërmjet ministrit tonë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu dhe ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ivan Anusiq”, ka shkruar Kurti.

Kjo ujdi u tha që synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tri vendeve, të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe të përmirësojë ndërveprimin ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta si dhe përmirësimin e ndërveprimit ushtarak në rajon.

Nënshkrimi i këtij memorandumi u bë në Shqipëri, ku ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, me nderime të larta ushtarake ka pritur homologët e tij nga Kosova, Ejup Maqedonci dhe nga Kroacia, Ivan Anushiq. /KosovaPress/

Lexo më shumë nga

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…