Rama: Banka Shqiptare e Zhvillimit, mbështetje projekteve zhvillimore që nuk financohen nga bankat komerciale

Kryeministri theksoi se çdo projekt zhvillimor, jo lehtësisht i financueshëm nga banka komerciale do të mbështetet nga Banka e Zhvillimit.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Banka Shqiptare e Zhvillimit do të shërbejë për të mbështetur zhvillimin përmes projekteve të sipërmarrjes që nuk financohen lehtësisht nga bankat komerciale.

Në një takim në Kuçovë me përfaqësues të bizneseve të vogla dhe të mesme të zonave rurale, Rama u ndal te vështirësitë që ndeshin këto sipërmarrje për financime nga bankat.

“Bankat janë skeptike. Ne kemi bërë një marrëveshje me ta ku çdokujt që do të vijë për të kërkuar leje për të ndërtuar agroturizmin, do të ketë mbrapa AZHBR-në e cila do ta ndihmojë për bankën, pavarësisht se vetë AZHBR mund të mos jetë financuesi direkt”, tha Rama.

Kryeministri informoi se ligji për Bankën Shqiptare të Zhvillimit është miratuar tashmë.

“Kemi punuar dy vjet për Bankën e Zhvillimit me ‘Cassa Depositi e Prestiti’. Kemi bërë komplet skemën dhe do të jetë një bankë e menaxhuar bashkërisht me italianët, me nivelin më të lartë të standardit të menaxhimit. Një bankë që ekzaktësisht do të shërbejë për të mbështetur zhvillimin përmes projekteve të sipërmarrjes që janë jo lehtësisht të financueshme nga bankat komerciale”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se çdo projekt zhvillimor, jo lehtësisht i financueshëm nga banka komerciale do të mbështetet nga Banka e Zhvillimit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Bazën Ajrore të Kuçovës: Aset strategjik i NATO-s falë investimeve në infrastrukturë

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu inspektuan sot Bazën Ajrore të Kuçovës

Global 360

Mbyllet Zëri i Amerikës

Biberaj: Kapitull i trishtuar në historinë e angazhimit të SHBA me botën

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në Bazën Ajrore të Kuçovës: Aset strategjik i NATO-s falë investimeve në infrastrukturë

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu inspektuan sot Bazën Ajrore të Kuçovës