
Rama: Fokusi tek agropërpunimi, synojmë një miliard euro eksporte
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Kuçovë me përfaqësues të bizneseve të vogla dhe të mesme të zonave rurale

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Kuçovë me përfaqësues të bizneseve të vogla dhe të mesme të zonave rurale, ku ndau edhe informacionin për dy linjat e reja të financimit për zhvillimin rural, kredinë e butë dhe garancinë sovrane.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u ndal edhe tek eksportet ku theksoi se synojmë të shkojmë në 1 miliardë euro.
“Me zhvillimin e agropërpunimit duhet të fokusohemi shumë fort, sepse agropërpunimi është mënyra si të krijojmë vlerë të shtuar, ne kemi tejkaluar gjysmë miliardi e eksporteve që dukej e pamundur kur kemi marrë detyrën, por duhet të shkojmë në 1 miliardë eksporte duhet të rrisim vlerën dhe rritja në vlerë behët nëpërmjet agropërpunimit patjetër”, tha Rama.
“Kemi rezultate shumë të mira në përmbajtjen e deficitit tregtar, kur kemi marrë detyrën e kishim 1 me 8 pra për ushqimin, eksportonim 1 dhe importonim 8. Sot jemi në 1 me 3 dhe ambicia është të shkojmë në 1 me 2 pa diskutim. 1 me 3 tregon se prodhohet shumë më tepër për tregun vendas dhe një pjesë e mirë e atyre që merreshin dje nga tregu huaj i prodhon tregu vendas”, u shpreh Rama.
Burimi ATSH