
Rama në shtabin elektoral 7: Mekanizmi i PS në terren, shqisa e shtuar e qeverisjes
Kryeministri Edi Rama, njëheraz kryetar i Partisë Socialiste, u ndal këtë mbrëmje në shtabin elektoral të njësisë bashkiake numër 7 ku bashkëbisedoi për ecurinë e punës në terren.

Kryeministri Edi Rama, njëheraz kryetar i Partisë Socialiste, u ndal këtë mbrëmje në shtabin elektoral të njësisë bashkiake numër 7 ku bashkëbisedoi për ecurinë e punës në terren.
“Mekanizmi i partisë në terren është shqisa e shtuar e qeverisjes. 2011-ta ka qenë mësimi më i madh, ku shkuam për 10 vota dhe na i vodhpn ato. Që atëherë ndryshuam strategjinë dhe politikën konfrontuese e kthyem në një tjetër drejtim. Morëm mësime nga parti të tjera “, tha Rama.
Rama tha se organizimi është edhe çelësi i fitores së PS-së, gjë që partitë e tjera nuk e kanë.
“Nuk ka asnjë qendër votimi në Shqipëri që nuk e fitojmë nëse ne jemi të organizuar. Këta nuk e dinë, nuk punojnë. As ata që bëjnë analiza, dalin dhe thonë se i vodhën. Nuk kanë lidhje fare, nuk dinë se çfarë është puna fare. Edhe këta të tjerët nuk e kanë idenë fare se çfarë është organizimi dhe habiten si ka mundësi. Ne nuk duhet të ngopemi me votat dhe duhet të bëjmë maksimumin për të nxjerrë çdo votë“, deklaroi Rama.
Kryeministri ritheksoi se këto zgjedhje nuk janë të rëndësishme për PS-në, por për Shqipërinë.
“Është hera e parë që nga 1991 që vota është e lidhur me fatin europian të Shqipërisë. Votuesit për herë të parë janë ata që kanë arsyen më të madhe për të votuar se marrin pasaportën europiane. Ne na doli shpirti për të marrë pasaportën e BE-së, ndërsa ata e marrin që të vegjël”, deklaroi Rama.
Kryeministri u kërkoi strukturave të PS-së të vijojnë komunikimet dhe takimet me emigrantët pasi, sipas tij, edhe pse janë regjistruar mund të mos shkojnë të votojnë.
ATSH