Rama: Shqipëria ka filluar të ketë pushtet gjyqësor të pavarur

Rama tha se sot, për herë të parë, drejtësia po heton dhe po gjykon njerëz të lidhur me pushtetin politik.


Kryeministri Edi Rama, njëheraz kryetari i Partisë Socialiste deklaroi sot se Partia Socialiste po bën luftën e parë të hapur për të vendosur drejtësinë në këtë vend.

Gjatë takimit me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në Berat, Rama theksoi se që prej 1912-ës nuk është thirrur asnjë ministër apo drejtor nga një prokuror.

“Kishte të dënuar me urdhër politik. I burgosuri i fundit politik me urdhër nga i pari, është Fatos Nano. Nuk u fut asnjë politikan i lartë nga drejtësia por me urdhër nga i pari”, deklaroi Rama.

Rama tha se sot, për herë të parë, drejtësia po heton dhe po gjykon njerëz të lidhur me pushtetin politik.

“Ajo që po ndodh është diçka historike. Drejtësia po heton dhe po gjykon njerëz të lidhur me pushtetin politik. Dhe kush e bëri këtë. Prokurorët aty ishin. Altin Dumani është një person që meriton respekt. Ka solidaritetin tim dhe tonin. Por aty ishte prokuror. Ka bërë ndonjë gjë më përpara. Pse nuk e bënte?”, tha Rama.

Rama theksoi se që prej 1912 shpatën e ndëshkimit që në një shtet ku garantohet drejtësia para ligjit e ka vetëm drejtësia e ka mbajtur i pari.

“PS dorëzoi shpatën. Nga pushteti politik ia dhamë një trupe të pavarur. Ajo është shpata me të cilën SPAK sot pret majtas djathtas. Nuk ka pas kurrë Shqipëria një pushtet gjyqësor të pavarur. Sot ka filluar ta ketë. Me gjithë problemet që ka dhe kjo është historike”, deklaroi kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Firmoset marrëveshja për rikonstruksionin e stadiumit “Myslym Koçi”

Marrëveshja u nënshkrua përmes një ceremonie zyrtare në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe…

Global 360

Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Kurti: Hap i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë të cilat sot kanë nënshkruar deklaratën trelaterale për aleancë…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Firmoset marrëveshja për rikonstruksionin e stadiumit “Myslym Koçi”

Marrëveshja u nënshkrua përmes një ceremonie zyrtare në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe…