Rruga Berat-Ballaban shkurton kohën dhe distancën e udhëtimit

Kryeministri Rama vlerësoi punën e deritanishme dhe theksoi se projektet do të vazhdojnë me rrugë të reja


Rrugët ndërqytetëse një infrastrukturë e rëndësishme e komunikimit janë pjesë e transformimit urban përmes investimeve të reja. E tillë është rruga Berat-Ballaban, 60 km e gjatë, e cila lidh tre bashki Berat-Përmet-Tepelenë, ndërtimi i të cilës shkurton kohën dhe distancën e udhëtimit dhe çliron një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik dhe turistik për të gjitha këto zona.

Për të inspektuar ecurinë e punimeve ishte sot në kantier Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetari i Bashkisë së Beratit Ervin Demo.

“Jemi në një segment të rëndësishëm rrugor Berat-Ballaban, një segment rreth 60 km, i cili lidh tre bashki të rëndësishme, atë të Beratit, Përmetit dhe Tepelenës. Këtu jemi në lotin e parë dhe ecuria e punimeve është rreth 27%, por nga sa po diskutoja më përpara me gjithë skuadrën që punon mund ta mbarojmë dhe në fund të këtij viti, në rast se gjithçka na shkon siç duhet. Për të thënë të drejtën këtu të gjitha problematikat që kemi pasur me shpronësimet dhe gjithçka tjetër e pjesë të tjera ku ka pasur një zë pushteti vendor na ka ecur shumë shpejt për të thënë të drejtën. Është diçka që duhet të përgëzojmë bashkinë e Beratit. Kjo është një rrugë e kategorisë F. Kemi nisur nga ana e Tepelenës, pra kemi nisur nga ura e Ballabanit. Atje ecuria është 67% sot që flasim, në ndërkohë që në lotin e dytë pastaj është diku në të njëjtën ecuri, rreth 30% është atje, 27 është këtu. Siç thamë me kompaninë që po bisedonim sot ka shumë mundësi që ta mbyllim brenda vitit, deri në dhjetor. Krahu tjetër lidh me Vithkuqin”, detajoi zv.kryeministrja Balluku.

Ndërsa Kryeministri Rama vlerësoi punën e deritanishme dhe theksoi se projektet do të vazhdojnë me rrugë të reja. “Shikoj që është e qëndisur komplet, e punuar bukur, fantastike. Këtu për agroturizëm është komplet fantastike. Aty duam ta vazhdojmë, do ta lidhim me Korçën pastaj me Vithkuqin dhe bëhet e gjitha e re”, u shpreh Kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja me operatorët turistikë: Promovim Shqipërisë si destinacion kulturor

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Iovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me përfaqësues të agjencive turistike në vend

Global 360

Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Kurti: Hap i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë të cilat sot kanë nënshkruar deklaratën trelaterale për aleancë…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja me operatorët turistikë: Promovim Shqipërisë si destinacion kulturor

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Iovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me përfaqësues të agjencive turistike në vend