“Wanderlust in Albania”, shpallet edicioni i dytë i konkursit ndërkombëtar

Agjencia Kombëtare e Turizmit shpalli edicionin e dytë të konkursit ndërkombëtar “Wanderlust in Albania – Foto & Video Reels”.


Agjencia Kombëtare e Turizmit shpalli edicionin e dytë të konkursit ndërkombëtar “Wanderlust in Albania – Foto & Video Reels”.

Ky konkurs ka për qëllim promovimin inovativ të Shqipërisë turistike përmes foto&video reels të realizuar përmes tregimtarëve më autentikë – vetë vizitorët.

Edicioni i parë shënoi një sukses të vërtetë duke tërhequr pjesëmarrës nga 42 shtete të botës dhe që mundësoi të ndahet bukuria e Shqipërisë me një audiencë globale.

AKT fton qytetarët të marrin pjesë në Wanderlust in Albania për të treguar emocionet e tyre gjatë eksplorimit të Shqipërisë turistike.

Me pjesëmarrje në 11 kategori ka një vend për çdo atraksion që vizitorët kanë fotografuar apo xhiruar.

Kategoritë janë peizazhe (natyrore, malore, bregdetare); foto panoramike (qytetet e Shqipërisë, fshatrat turistike); monumente & Site arkeologjike (Monumente kulture, Kala, Amfiteater, Muze dhe site UNESCO); Folklor (etnografi, valle, ritual, tradite); Artizanati & Zejtaria; Agroturizëm & Kulinari (ushqime tradicionale, bujtina, agroturizëm); Eventet e aplikacionit TEA (festivale, festa lokale, koncerte, evente artistike, ekspozita etj); Ekoturizmi & Turizmi sportiv (flora & fauna, shtigje, parqe, hiking, zhytje, alpinizëm, kajak, parashutizëm etj); Arkitekturë (xhami, kisha, arkitekturë mesjetare dhe e re urbane); Foto-reportazh (foto lajm, që rrëfen ngjarje nga jeta); Animacion 3D (CGI).

Një juri profesioniste e përzgjedhur ekskluzivisht për këtë konkurs, me anëtarë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, do të zgjedhë fotografitë dhe videot më tërheqëse.

Juria e konkursit do të shpallë fitues nga 3 kategori:

“Kontribues në promovimin e turizmit Shqiptar”: Sipas 11 kategorive të fotografive dhe videove reels do të shpallen fitues 33 konkurrentë, të cilët do të shpërblehen me një çmim prej 20,000 (njëzet mijë) lekë secili. Emrat fitues do të listohen në faqet zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Turizmit: akt.gov.al dhe albania.al

“Ambasador në promovimin e turizmit shqiptar”: Do të marrin këtë titull 4 fitues të cilëve u janë përzgjedhur mbi 10 fotografi dhe/ose reels të vlerësuara si më tërheqëset nga juria. Secili prej tyre do të shpërblehet me një çmim prej 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

“Votimi online”: Nga votat online të publikut nëpërmjet faqeve zyrtare në Facebook (Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Visit Albania), do të zgjidhen 3 fitues për fotografinë, reel dhe realizimin CGI më tërheqës. Fituesit do të shpërblehen me një çmim prej 30,000 (tridhjetë mijë) lekë secili.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Firmoset marrëveshja për rikonstruksionin e stadiumit “Myslym Koçi”

Marrëveshja u nënshkrua përmes një ceremonie zyrtare në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe…

Global 360

Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Kurti: Hap i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë të cilat sot kanë nënshkruar deklaratën trelaterale për aleancë…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Firmoset marrëveshja për rikonstruksionin e stadiumit “Myslym Koçi”

Marrëveshja u nënshkrua përmes një ceremonie zyrtare në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe…